Home KRYESORE Rama reagon për protestën e opozitës

Rama reagon për protestën e opozitës


Një ditë para protestës së opozitës, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një shprehje të Martin Luther King, shefi i qeverisë i thekson se limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë.

Nisur nga ky postim por edhe të tjerë, ditët e fundit duket se Rama po pret të dialogojë me opozitën, një veprim që e kërkoi dhe zyrtarisht ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Të hënën, ndërsa në Kuvend do të zhvillohet seanca e posaçme në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, opozita do të mbajë protestën e 10 kombëtare.

Lulzim Basha ftoi qytetarët të bëhen bashkë për të larguar kryeministrin Rama. Kjo është protesta e parë e opozitës pas zgjedhjeve të 30 qershorit, proces te cilin e konsideron NUL./ Opinion.al

Share: