Home KRYESORE Para pasqyrës!

Para pasqyrës!

Nga Artur Nura

Pasi ishte në podiumin qëndror të sallës së Parlamentit dhe mbaroi fjalen e shkruar, ai mori frymë thellë dhe vazhdoi:

“Dhuna politike e shumicës parlamentare është e patolerueshme! Ju po shfrytëzoni forcën e numrave dhe bëni sikur harroni se ajo nuk korrespondon me magjinë e arsyes dhe të së drejtës! Harroni që dje ishit pakicë e më të dobët politikisht! Nuk keni kurajon as ta mendoni ditën kur ajo mund të rikthehet, por edhe në këtë rast, ju tregoheni përsëri të dobët, jo në numra, por në moral dhe inteligjencë! Me këtë rast nuk di ç’farë them veçse: fali o Zot se nuk dinë ç’ka bëjnë!”

Në atë çast, ai vuri re një pauzë në sallë! Pa nga kamerat dhe vuri re se të gjitha ishin fokusuar nga ai! Edhe kolegët e grupeve parlamentare kishin një moment ngurtësimi dhe i kishin sytë dhe mëndjen po nga ai!

Pyeti veten ”“ kaq saktë dhe bukur paskam folur?! ”“ Buzëqeshi i vetëkënaqur dhe duke parë nga kamerat mendoi se edhe publiku tashmë po dëgjonte atë dhe fjalët e tij! Me sytë e imagjinatës pa imazhin e njerzve para ekranit!

Në po atë çast, me forcën e pashpjegueshmërisë ju kujtua se edhe ajo, gruaja e tij me siguri po e ndiqte këtë moment të madhërishëm politik të bashkëshortit të saj! Në mëndje, ndërsa largohej nga foltorja, i erdhën fjalët e saj pasi i ishte imponuar në lidhje me të ardhmen e saj profesionale:

“Megjithëse brënda meje ndjej dëshirë që…, uroj të mos ta sjelli fati të ndihesh edhe ti i dobët! Ai moment për ty do të jetë shumë domethënës e dramatik…” – kishte thene ajo! Keto fjale ishin fiksuar dhe sa here i perseriste ndjente nje presion qe i nxiste edhe shqetesim!

Ndërsa u ul në karrigen e tij dhe priste, jo pa madhështi sipërfaqësore të lexueshme për syrin e lirë, urimet e kolegëve, brëda mëndjes vazhdonte ti rrinin fjalët e saj…

Në atë çast tingulli i mesazheve të celularit e kthjelloi! “Urimet më të mira të miat! Fjalë të shkëlqyera impresionuese! Të lumtë!” Edhe kryetari i partisë po uronte…dhe për çastin i harroi fjalët e bashkëshortes…!

Share: