Home KRYESORE Feja ne shkolla? Ja si e mendon nje maturant!

Feja ne shkolla? Ja si e mendon nje maturant!

Nga Renato Shkulaku/Maturant

Feja është rruga, e cila na mëson dhe na edukon të bashkëjetojmë mes paqes, drejtësisë, dashurisë, lumturisë etj, dhe na ndalon rreptësisht kryerjen e shumë gjërave negative. Ajo është mënyra e duhur, ku nëse ke humbur “rrugën” e drejtë, të gjesh forcën për tu rikthyer dhe për tu bërë një person i dobishëm si për veten, ashtu edhe për shoqërinë. Por pavarësisht se feja është kaq e vlefshme, kaq e dobishme për jetët tona, a duhet të na e imponojnë, ne të rinjve shqiptarë në shkolla?

Ditët e fundit, kryeministri Edi Rama, propozoi që në shkollat publike shqiptare, nxënësit të mësojnë mbi kulturën fetare. Ky fakt sipas kreut të qeverise nuk do të cënojë laicitetin e sistemit arsimor, por do të shërbejë si nje armë e fortë, për të mos u bërë pre e propagandës së atyre që kryejnë krime ne emër te Zotit. Ky propozim i kryeministrit, u mbështet nga disa individë dhe kundërshtua me forcë nga disa të tjerë . Në të vërtët objektivi i këtij mendimi është mbrojtja e të rinjve nga ideologjitë kërcënuese, qëllimi i të cilave mbetet mashtrimi i njerëzve.

Por si e gjykojmë ne të rinjtë shqiptarë, këtë ide të kryeministrit?

Në fakt kjo ide, për ne të rinjtë shqiptarë është e gabuar. Pavarësisht se qëllimi është edukimi i brezave, që të mos bjenë “pre” të rrymave të ndryshme dhe dëmtuese për shoqërinë, përsëri mendojmë se ky propozim nuk duhet të lejohet. Një njeri duhet të afrohet me besimin, kur ai vërtet e ndjen, dhe jo kur e detyrojnë. Pasi realisht kjo gjë do ndodhi, do imponohet feja me detyrim tek të rinjtë, kur në të vërtët ata ose madje edhe prindërit e tyre, mund të mos e duan një gjë të tillë. Në Shqipëri, ka shumë shkolla private, ku mësohet edhe për fenë. Për këtë shkak, pra për edukimin fetar, shumë të rinjë sot, nuk i pëlqejnë këto shkolla, dhe ju drejtohen shkollave publike.

Por ç’farë do të ndodhë me keta rinj, nëse edhe shkollat publike zhvillojnë në procesin e tyre mësimor, edukimin fetar? Pra para se të merret ky mendim, duhen analizuar mirë edhe dëshirat, mendimet e të rinjve, pasi kjo ide lidhet drejtpërdrejt me ta. Gjithashtu Shqipëria është një vend , ku shquhet për bashkëjetesën fetare, e cila na vërtëton se të rinjtë nuk kanë nevojë të mësojnë mbi kulturën fetare në shkolla, pasi atë kulturë mund ta marrin nga familjet e tyre, të cilat duhet të japin maksimunin për edukimin e tyre.

Nderkohe ka individë që mund të jenë ateist, dhe në asnjë mënyrë ata nuk dëshirojnë të mësojnë për fenë. Kjo është një e drejtë e tyre, që nuk mund të shkelet pasi jemi një vend demokratik, ku respektimi i së drejtës dhe lirisë së individit mbetet detyra kryesore e vendit tonë .

Por si mund të mbrohen të rinjtë të cilët mashtrohen nga individë të ndryshëm dhe të papërgjegjshëm, të cilët nuk kanë aspak ndjenja humanitare?

Shteti ynë duhet të rrisë ndikimin e tij në vend, dhe të përpiqet me të gjitha mundësitë për ndalimin e këtyre personave. Në çdo vend fetar duhet me patjetër të këtë dhe përfaqësues të cilët të jenë fetarë, por që të punojnë për shtetin. Ata duhet të garantojnë dhe të sigurojnë mbrojtjen e njerëzve, por gjithashtu mund edhe të edukojnë edhe të rinjtë që mund të jenë aty.

Gjithashtu një rol shumë të madh, në edukimin e fëmijëve luan edhe familja. Aty të rinjtë duhet të mësojnë të gjitha vlerat e jetës, dhe në të ardhmen , falë familjes, ata të mos bëjnë zgjedhje të gabuara, duke lufuar padrejtësitë dhe duke bashkëpunuar edhe me familjet apo shtetin .

Pra ekzistojnë shumë mundësi për edukimin e të rinjve në rrugën e drejtë, për ti përgatitur për të ardhmen. Këto mundësi duhet të trajtohen seriozisht nga shteti, i cili nuk mund të lejojë edukimin fetar në shkolla, por të shohë mënyra të tjera , të pëlqyeshme nga të gjithë, ku të gjithë të japin kontributin e tyre.

Ne jemi vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe duhet të edukohemi mbi parimet europiane, të cilat do të jenë bazat e së ardhmes së Shqipërisë. Rinia do të jetë e ardhmja e vendit, dhe një rini e europianizuar do të jetë shumë e dobishme për Shqipërinë europiane.

Share: