Home KRYESORE VASILI: ËSHTË ULËRITËSE DHE E TURPSHME MBYLLJA E 15 SHKOLLAVE NË QARKUN...

VASILI: ËSHTË ULËRITËSE DHE E TURPSHME MBYLLJA E 15 SHKOLLAVE NË QARKUN E VLORËS

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili në fjalën e tij sot në seancën plenare tha se qeveria po lë pas dore gjëra më të rëndësishme pas dore. Ai preku mbylljen e 15 shkollave në qytetin e Vlorës si pasojë e shpopullimit.

Më poshtë keni fajlën e plotë të z. Vasili:

Të nderuar deputetë! Po e nis nga projekti që kemi në diskutim në këtë pikë të rendit të ditës, sigurisht që projekti për rrugën e Lumit të Vlorës, pa diskutim që është lajm i mirë. Është një rrugë krejtësisht e domosdoshme, edhe për komunitetin, sipërfaqen e gjerë të komunitetit që shtrihet atje, edhe për disa arsye të rëndësishme ekonomike, pse jo dhe për arsye historike të mirënjohura, por meqenëse dëgjova disa ditirambe që janë bërë të zakonshme në këtë sallë, që këtë ditë që ndodhi kjo, i dedikohet këtij njeriu dhe atij njeriu, pyetja që shtroj dhe që ndan vizionin e drejtuesve të shtetit është pikërisht kjo: meqenëse zona kishte 50-60 vjet që nuk ndërhyhej, meqë sipërfaqja që i interesonte dhe e okuponte ishte kaq e gjerë, meqenëse lidhet me një bashki të re të krijuar e cila kishte një vështirësi natyrore të jashtëzakonshme për të lidhur me pjesën tjetër, meqenëse 15 shkolla mbylleshin për shkak të shpopullimit të madh dhe shkretimit të zonës, mos duhej të ishte bërë kjo më përpara se sa të bënim Lungomaren?!

Sigurisht që nuk do të ketë përgjigje për këtë çështje, sepse Lungomarja përmbushte një kapricio, kurse kjo nevojë ulëritëse për të pasur një komunitet, për ta nxjerrë nga skamja dhe nga prapambetja do të priste, sepse kapriçioja është e para dhe nevoja është e fundit. Gjithë komentet e tjera përsa i takon planit politik janë pa asnjë vlerë, janë vetëm zhurmë e radhës.

Prioritizimi i investimeve në Vlorë, nëse ka deputet të qarkut të Vlorës dhe vërtet u dhemb Vlora, unë këta ja u them edhe si vlonjat, e dimë që qendra e Vlorës ka rrugë që u ngjajnë rrugëve të Kabulit pas bombardimeve, dhe këto sigurisht nuk kanë arsye dhe s’mund të presin, pasi është një nevojë publike e domosdoshme, dhe prishja e radhës së punëve për arsye a korrupsioni, a klientelizmi, kjo është e gjitha mbetet për tu parë, por nuk i përgjigjet radhës së prioriteteve që ka komuniteti që pret atje, sepse siç thashë mbyllja e 15 shkollave vetëm në Lumin e Vlorës i hedh në toka të gjitha këto komente, të cilat bëhen krejtësisht pa vlerë. Kush të dojë mund të bëjë dhe replika sa të dojë në këtë gjë, por ky fakt është atje dhe nuk ka për të lëvizur sa të jetë jeta, përveç shpopullimit të frikshëm. Edhe mënyra se si ne promovojmë, edhe atë investim që ka ndodhur në Vlorë, edhe mënyrën se si ka ndodhur, dhe se si krijon efektin hink, sa e ndihmon turizmin dhe sa e pengon në momentet e pikut, këto janë historira që janë diskutuar gjerë e gjatë. Nuk besoj se ka nevojë ti diskutojmë më tej, sepse kanë qenë sytë e njerëzve, të cilët e kanë ditur dhe e kanë planifikuar vetë, se ç’ndodh. 

Megjithatë pasqyrimi është bërë gjithmonë nëpërmjet medias, një media e cila sot anatemohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Kryetari i Qeverisë qahet që media po përndjek dhe po dëmton njerëzit, po cenon të drejtat e tyre. Besoj që media ka qenë në një pozicion krejt tjetër, në një pozicion mbështetës, të dorëzuar të dorëzuar para kryeministrit, absolutisht po. Duke filluar që nga Televizioni Publik Shqiptar, një televizion që e paguajmë që të gjithë, nuk e paguan mazhoranca, e paguan gjithë populli, transmenton pa fund kronika, transmetime live me siglën ERTV. i vetmi që ska të drejtë në botë për tu qarë për këtë punë, që e ka pasur median për fundi, është pikërisht Kryeministri, sepse poshtërim të tillë që të transmetohet nga një media fantomantike që quhet ERTV, një gjë kaq qesharake, janë ruajtur dhe nuk kanë shtyrë deri këtu as ata kanë qenë të çmendur nga mania e autoritarizmit dhe diktaturës.

Megjithatë është dhe një hall politik, edhe psiqik që duhet ta vuajmë dhe duhet ta zgjidhim së bashku. Këto afermacione kanë ndodhur sot, kanë ndodhur edhe në sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kanë pasur dhe ata për fat të keq, një rol suportiv në këtë shkatërrim të lirisë së medias, e cila thashë edhe njëherë tjetër pranon të paguhet, të transmetojë nga televizione të panjohura, të paditura, një sigël, sigël zyre kryeministrore, nuk ka të dytë në Evropë, nuk ka të dytë në glob, e kemi, pra media është nënshtruar. Dhe për fat të keq, edhe këta diplomatë të huaj, të cilët duhet të promovonin, për aq sa kanë detyrën e tyre, standardin më të mirë të demokracisë, i kanë munguar kësaj detyre, dhe sigurisht kanë humbur të drejtën dhe të bëjnë kritika, por kanë humbur dhe të drejtën që të dëgjohen më për ato që thonë. Pasi sigurisht që janë të pabesueshëm, sepse ngjarjet zhvillohen në sytë e tyre, dhe nuk kanë nevojë ti kërkojnë në skuta por janë aty përpara syve të gjithë shqiptarëve. 

Këtu kemi dëgjuar dhe në rastin e diskutimit të këtij projekti të madh, një mazhorancë që i do investimet shumë, një opozitë që nuk i do, një mazhorancë e cila sot ka zbuluar që këto janë investime që u bën sot, dhe nuk janë bërë kurrë më parë, ndërkohë që kanë ndodhur investime të tjera edhe përpara se të vinte kjo maxhorancë, edhe në rrjetin rrugor të Republikës, edhe investime madhore të një rëndësie shumë të madhe, të cilat janë paragjykuar thellësisht kohë pas kohe, dhe një opozitë e cila nuk ka standardin as të kritikojë as të dijë. Kjo është një shenjë e një vetkënaqje në kufijtë e arrogancës, është shenjë e një psikoze të sëmurë për tju treguar të tjerëve dhe standardin se si duhet të bëjnë opozitë, ndërkohë që janë shumë larg standardit se si duhet të qeverisin. Siç thashë edhe më parë, po të kishte një qeverisje normale, të ndjeshme, mbyllja e 15 shkollave duhet të kishte qenë një kryengjarje në këtë shtet, duhet të ishte kryelajm në të gjitha mediat shqiptare, duhet të ishte një kryeshqetësim në të gjithë shoqërinë civile, pasi zhvillohej aty në sytë e të gjithëve.

Por në të gjitha rastet ka pasur një ankesë të vazhdueshme, që opozita e ekzagjeron me të gjithë me prononcimet dhe deklarimet e saj, qoftë për çështjet e drogës dhe të trafiqeve, qoftë për krimin. Opozita vërtet e ekzagjeroka, dakord. Komisioneri Hahn thotë para pak çastesh që presim të shohim rezultate, në luftën kundër drogës dhe uljes së numrit të azilkërkuesve. Opozita e thotë këtë?! Duhet të çojmë dikë nga mazhoranca që ti imponohet komisonerit Hahn dhe ti thotë mos ta thotë këtë gjë, e ka gabim ai, nuk di gjë ai. As nuk ka parë rezultatet e shkëlqyera, as nuk i njeh, as nuk i pranon. Edhe kur ngrihen shqetësime nga të tjerë, qoftë edhe nga gazetarë të huaj, që vënë duart në kokë, se çfarë deklaron kryetari i qeverisë për mediat dhe raportin e tij me mediat, edhe ky e ka gabim, ti imponojmë dhe atij një standard, sepse ai e ka gabim.

Nuk di të thotë as ai gazetari, as komisioneri Hahn nuk di të thotë, as opozitë nuk di të thotë gjë, por mirë a nuk mund të mendoni që jemi në kufijtë e marrëzisë. Si të gjithë nuk dijnë gjë? Si qenka ndarë kjo politikë në disa njerëz që kanë një vizion të jashtëzakonshëm, që kanë një zgjuarsi të jashtëzakonshme, dhuratë të Perëndisë, dhe disa të tjerë, që nuk kuptojnë asgjë. Besoj që kjo vetëkënaqje është tragjike dhe e rrezikshme, jo për fatin dhe për punët e opozitës, por është për fatin dhe punët e vendit. Dhe prandaj këtë shqetësim unë e ngre këtu, përsa i takon standardit opozita e zgjedh vetë, nuk do të pyesë mazhorancën si ta bëj kritikën, e të pyesë a të dhemb, apo nuk të dhemb, të pëlqen apo s’të pëlqen, të mbështet ky ambasador, apo nuk të mbështet.

Ky është një detyrim i cili ja jep vota e zgjedhësve, të cilin ne do ta shterojmë deri në fund, pa asnjë diskutim, dhe sigurisht nuk do të mahnitemi as për investimet që ndodhën në këtë ditë të madhe nga një lider i paparë, sepse do t’i kujtoj prapë nuk duhet të jemi absolutisht të ekzaltuar, duhet të jemi suportiv për projektin, por ideja që 15 shkolla janë mbyllur qetësisht, dhe ne i kemi bërë kozmetikë rrugës Vlorë-Skelë, përpara se të ndalonim këtë shpopullim, këtë shkretim të kësaj zone, kjo duhet të na bënte patjetër të përmbanim gojën dhe të na vinte turp.

 

Share: