Home KRYESORE Aleanca Popullore si Antidode e PDIU, ose nevoje qe Ceshtja came të...

Aleanca Popullore si Antidode e PDIU, ose nevoje qe Ceshtja came të mos përdoret më për pazare!

Ne vazhdim te artikujve analize te organizimeve politike kundrejt zgjidhjes te ceshtjes historike dhe te drejte came, mund dhe Duhet thene qe ne fillim qe Aleanca Popullore lindi si nevoje e nje partie politike antipazaresh dhe si organizim politik i nevojshem ndryshe nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila po merrej me shume gjera, vec me Kauzen Came jo!

Dhe ja pse Aleanca Popullore eshte e gjitha ajo qe i mungon partise se Shpetim Idrizit, i cili tashme eshte jashtë Kuvendit, vetëm për pak dhjetëra vota, duke marre keshtu një mesazh te qartë nga votuesit në përgjithësi dhe komuniteti çam në veçanti.

Ne zgjedhjet e fundit parlamentare Aleanca Popullore u angazhua në një fushatë intensive për t’i ftuar votuesit të votojnë kundër dhe mbi 30 mijë shqiptarë iu përgjigjën kësaj thirrjeje, ndersa PDIU, e shpallur si një parti që mbron të drejtat e komunitetit çam, tashme përfaqësohet në Kuvendin me deputetë nga qarqet e Elbasanit e Dibrës, ku nuk ka një përqëndrim të ndjeshëm të këtij komuniteti!

Kjo panorame eshte qartazi rezultat e nje strategjia te moralshme dhe nje tjeter pazaresh dhe ajo qe ka humbur nga e gjithe kjo histori mbetet Kauza Came!

Njera parti (AP) beson se kontributi për zgjidhjen e çështjes çame nuk mund të jetë një çështje numrash në Kuvend, as një mjet presioni për kryeministrin e radhës, por vetem rruga e duhur per te realizuar Kauzen, ndersa tjetra (PDIU) vepron me pazare me shkëmbim votash e interesash jo vetëm politikë, duke synuar qartazi vetem pushtetin!

Tashme eshte konfirmuar se Skemat e shtimit të pushtetit për të shtuar votat dhe shtimit të votave për të shtuar pushtetin nuk kanë asnjë lidhje me kauzen çame dhe një komunitet të martirizuar ndër vite, kur tashme ne kete legjislatura ne veprim Kuaza e drejte Came “vdiq”!

Aleanca Popullore sunon vullnetin për ta vendosur zgjidhjen e çështjes çame dhe angazhimin e partive e institucioneve shqiptare në shina krejt të tjera, nders PDIU kishte dhe vazhdon te kryeje maskaradën e radhes, me emrin e Çamërisë ndaheshin vetem poste e portofole!

Aleanca Popullore apelon historianë, akademikë, politikanë dhe çdo përfaqësuesi të komunitetit çam që “të ribashkohen nën një frymë e vullnet të ri për të çuar përpara zgjidhjen e çështjes çame, ndersa PDIU ka kaluar ne koalicionin politik te radhes duke synuar vec pushtetin!

Aleanca Popullore mendon se eshte e vetëdijshme se po ecen në një rrugë të vështirë e cila është e vetmja mënyrë për ta zgjidhur dhe jo për ta shitur çështjen e Çamërisë, PDIU tashme duke akuzuar pushtetin socialist si te pamoralshem dhe autokratik, ruan me cdo kusht te njejtin drejtim ne partine e vet duke konservuar autokracine brenda partise me qellimin e vetem qe te mos beje analizen demokratike te deshtimeve katastrofike ne dem te Kauzes Came!

Sot mbetet vetem nje imperativ per kimunitetin dinamik cam, ti imponohet Aleances Popullore te rivitalizohet dhe te izoloje me vote sic edhe ka bere tashme, PDIU e cila eshte kinvertuar nga parti kauze ne thjesht nje parti pet pushtet!

Sigurisht nese duan vertete ta fitojne Kauzen e tyre te Drejte! Vete drejtuesit e kesaj partie politike duhet te fillojne me nxitim riorganizimin e tyre dhe te jene te pergatitur per garen e ardhshem elektirale e cila duket nuk eshte larg…

Vazhdon…

Share: