Home KRYESORE Çfarë po ndodh në Tiranë? Arrestohen biznesmen të njohur dhe…

Çfarë po ndodh në Tiranë? Arrestohen biznesmen të njohur dhe…

Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, Policia e Tiranës ka bërë një seri arrestimesh në kryeqytet. Mësohet se në pranga kanë rënë rreth 20 persona, mes të arrestuarve janë dhe 16 biznesmenë të njohur.

Nga të dhënat, bëhen me dije se në total janë shoqëruar rreth 50 persona ndaj të cilë ka nisur verifikimi. Sipas hetimeve, të arrestuarit i kanë shkaktuar miliona lekë dëm shtetit.

Biznesmenët akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”, e cila sipas ligjit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Aksioni ka nisur prej dy ditësh dhe vijon ende në këto momente.

Ky aksion është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit mes Prokuroria e Tiranës dhe Hetimin Tatimor, ndërkohë që me çështjen po merret personalisht prokurorja Elisabeta Imeraj dhe Val Prenci.

Lidhur me detajet e aksionit pritet që policia të dal në një komunikat për mediat./ Opinion.al E.Xh.

Share: