Home KRYESORE Kur Albin Kurti deklaronte se “flamuri i Kosovës nuk më ngroh. Luftuam...

Kur Albin Kurti deklaronte se “flamuri i Kosovës nuk më ngroh. Luftuam për atë kuq e zi”

Kur Albin Kurti deklaronte në Tiranë si do arrihej bashkimi i Shqipërisë me Kosovën (Një intervistë e dhënë në 2009) Ose

Nga ROLAND QAFOKU


Në vitin 2009 Albin Kurti shikohej në Kosovë dhe aq më shumë në Shqipëri si një alien. Në Prishtinë po sillte shumë kokëçarje te veteranët e politikës, ndërsa në Tiranë gati-gati ishte shpallur i padëshirueshëm. Një ditë tetori mbërriti vetë në Tiranë dhe nuk ishte e lehtë për të të fliste në media. Nuk i dhanë shumë hapësirë dhe ishte fat që një telefonatë e këtij lloji erdhi edhe për mua në atë kohë drejtor i Informacionit në “Ora News”. Nuk e kisha fare kompleksin ta intervistorja këtë djalosh-politikan që etiketohej kundër rrjedhës dhe që disa arrinin ta cilësonin deri përçarës dhe shkatërrues të çështjes shqiptare. Albini sapo kishte dalë nga burgu në Beograd, kishte themeluar lëvizjen “Vetëvendosja”, kishte shkurtuar flokët dhe ngjante shumë me një hero që udhëhiqte një revolucion. Ishte plot energji dhe gjuha e tij vërtetë ishte e tejkaluar për kohën, por ishte e qartë dhe e bazuar në parimin willsonian të vetëvendoesjes dhe bashkimit të trojeve shqiptare. Intervista bëri shumë bujë dhe fraza e tij se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë e thënë këtë në mes të Tiranës kishtet efektin e nisjes së rakete. Disa syresh më telefonuan dhe pyetja përse e merrja atë ne intervistë pasohej me tjetër a e di ti se kujt shërben ai? Hahaha. Nuk mund të bëja gjë tjetër përveçse të qeshja. Ky djalosh që kishte provuar prangat dhe dhunën serbe, kishte si ideal politikën e pastër moraliste dhe shumatorja e lëvizjes së tij ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën kujt mund ti shërbente tjetër përveç shqiptarëve!? Unë më poshtë po publikoj pjesë nga ajo intervistë duke u ndjerë shumë mirë që si gazetar e intervistova atëherë kur i mbyllnin dyert në Tiranë dhe Prishtinë. Poir që ama sot që ylli i tij është në zenitin e politikës si kryeministër, i kërkoj që fjalët e thënë në një ditë tetori të vitit 2009 në mes të Tiranës ti bëj realitet. Albin mos na zhgënje!

(Pjesë nga intervista me Albin Kurtin, kryetar i lëvizjes Vetëvendosja, dhënë drejtorit të Informacionikt të televizionit “Ora News”, Tiranë maj 2009.)
Zoti Kurti, cili është thelbi i lëvizjes suaj “Vetëvendosja”?
Aspekti i papranueshëm i shtett të ri të Koosvës është që nuk na lejohet bashkimi me Shqipërinë. Neni 1.3 I kushtetutës i republikës së Kosovës na e pengon një gjë të tillë. Ne duam të kemi pavarësi të plotë që nëkupton pavarësi me sovranitet.E drejta për tu bashkuar me Shqipërinë do të ishte dëshmi që pavarësia jonë është e plotë. Është çështje tjetër a do të shfrytëzohej ajo e drejtë. Por ne aktualisht nuk na lejohet një gjë e tillë.

Nëse një ditë do ishit ju kryeministër çfarë do bëje?
Ne nuk jemi kundër pranisë ndërkombëtare por ne jemi kudnër sundimit ndërkombëtar.

Dhe cfarë do bënit ju si kryeministër?

UNMIK dhe EULEKS do t’u ndërprehet bashkëpunimi përderisa nuk hiqen fuqitë ekzekutive të tyre. Pra, të na ndihmojnë të na këshillojnë, të na sugjerojnë por jo të sundojnë përmes fuqive ekzekutive. E dyta, të mos lejohej që Serbia të blejë pronat e shqiptarëve. Si qeveri do të duhet ti blejmë ne pronat e shqiptarëve nëse ata detyrohen ti shesin. Madje të dërgojmë policinë atje. Madje familjeve shqiptare që janë 500, t’ua punësojmë nga një anëtar në policinë e Kosovës dhe automatikisht do kishim 500 njerëz të armatosur që janë në gjendje të mbrojnë veten përkundruall Serbisë që i sulmon për çdo ditë. Dhe sidomos të integrohemi sa më shumë me Shqipërinë në aspektin politik, ekonomik, shoqëror, kulturor arsmor, e kështu me ardhë. Për shkak se ne jemi një komb dhe kështu të ndarë nuk po mund të funksionojmë siç duhet. Rrudhja e trevave shgqiptare po vazhdon edhe sot e kësaj dite edhe pse vazhdojmë të jemi të ndarë. Vetëm në një shekull kemi humbur gjysmën e territorit që popullojmë. 4 vilajetet shqiptare para 100 vjetëve kanë patur 92 mijë kilometra katrorë. Sot Shqipëria, Kosova, Maqedonia Perëndimore, Lugina e Preshevës që janë në Mal të zi janë rreth 46 mijë kilometra katrorë.

Cili është mendimi juaj për atë që po bën kryeministri Berisha për çështjen kombëtare?
Berisha ka bërë disa hapa pozitivë në aspektin e bashkimit kombëtar. Të paktën në nivelin deklarativ.
Si e pritët deklaratën e kryeministrit Berisha në 100 vjetorin e pavarësisë për heqjen e kufijve?
Ishte shumë e mirë por që shpresoj të pasohet me vepra.
A ka vepër më të madhe se sa rruga Durrës-Kukës-Morinë?

Kjo është shumë mirë por do ishte mirë që në rrugën Durrës-Pirshtinë duhet të lëviznin më shumë maune të Shqipërisë dhe Kosovës se sa të Serbisë dhe Greqisë. Dmth rruga po, por kush do ta shfrytëzojë atë rrugë? Rrjeti I organizatave tona duhet të pasohet me ligje që e lehtësojnë bashkimin tonë.

Unë jam I bindur që nëse do të organizoheshin dy referendume në Kosovë dhe Shqipëri për bashkimin kombëtar populli do ti thoshte po. Politikanët duhet të ndjekin popullin dhe jo e kundërta.
Jeni politikani i parë që kërkoni bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Kur mund të ndodhë kjo? A mund të jepni një parashikim?

Nuk mund ta parashikoj sepse mendoj se kjo varet prej nesh. Nuk do ishte mirë të bëja parashikime se njerëzit presin dhe demoralizohen më pas. Por unë mendoj se nëse punojmë kjo mund të arrihet në pak vite. Gjithsesi ky bashkim nuk duhet të kufizohet në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Por edhe shqiptarëve të tjerë që janë shumicë dërrmuese në trojet e tyre autoktone. Por ne mund të bëjmë hapa të vegjël për këtë qëllim të madh. Për shembull tu jepet nënshtetësia shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Kjo do të thoshte që Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta të bëjnë fushatë në Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë. Psh Kroacia u ka dhënë dy shtetësi kroatëve në Bosnje dhe nuk ka patur problem në BE pë rkëtë gjë. Por duhet më shumë vullnet.

Kosova ka një flamur që nuk është i kombit. Kur ju hyni në një zyrë, shikoni atë flamurt për të cilin ju nuk keni lutuar. Gjaku i kosovarëve është derdhur për flamurin kuq e zi. Si e bëni betimin ju por edhe dikush që është ushtarak, ai që është polic,një zyrtar e deri te presidenti? Duhet thënë se ai flamur duket shumë i lehtë përballë flamurit kombëtar kuq e zi. Si ju duket juve personalisht?

Unë kam një problem se si e bëjnë ata betimin. Për më tepër që hymni i Kosovës quhet Evropa dhe nuk ka tekst. Sepse teksti duhet të ishte në shqip dhe Kosovën ata e parashikojnë si multietnike. Unë jam kundër këtij flamuri. Ai nuk ma ngroh zemrën. Është flamur i kaltër, i ftohtë, Ato yjet e bardha të krijojnë përshtypjen se ai është flamur i NATO-s. Ne shqiptarët kemi një yll prej 6 yjeve që janë në flamur. Pesë të tjerët janë të komuniteteve të tjera që po të mblidhen bashkë bëjnë 6 apo 7 për qind. Por ajo që më brengos më shumë është harta e Kosovës në flamur. Kjo ka për qëllim të mos ndryshojë më por përfytyrimi që ai ka për veten. Kur njerëzit e shikojnë flamurin e Ksovës krijojnë një përfytyrim të rrudhur për veten. Harta shënjon një lloj kufizimi, një lloj ndrydhje. Për mua kjo është një problematikë e madhe.

Keni bërë pushimet në Shqipëri këtë verë. Ku dhe përse?

Në fakt kamë qenë në disa vende por më shumë në Jalë sepse krijuam një takim me rrejtin e organizateve panshqiptare, ne lëvizja Mjaft, shqiptyarët e Preshevës, të Maqedonisë Malit të Zi etj.

Dmth aty në Jalë e paskeni bashkuar Shqipërinë?

Share: