Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Pse përmendet moderatori i njohur kur flitet për vrasjen e Konomit

Pse përmendet moderatori i njohur kur flitet për vrasjen e Konomit

Disa portale përmendin emrin e Blendi Fevziut sa herë hapet tema e vrasjes makabre në Vlorë të gjykatësit Skerdilajd Konomi.

Arsyeja lidhet me konfliktet mbi trojet në Gjirin e Lalzit.

Konomi u vra pasi fitoi me gjyq të drejtën pronësore mbi një sipërfaqe të madhe toke në këtë zonë.

Të paktën tre familje të mëdha kishin konflikte pronësie në të paktën 600 ha tokë në bregdetin e Durrësit me Konomin.

Një prej tyre është ajo pasardhëse e Toptanëve, nip i të cilëve rezulton në letra pronësie edhe gazetari i “Opinionit”.

Gruaja e Konomit në një intervistë për DITA në një nga përvjetorët e vrasjes makabre tha ndër të tjera që vrasësit nuk u zbuluan kurrë sepse janë njerëz me pushtet dhe i përmendi gazetares Entela Resuli “kolegët tuaj që dalin përnatë në ekran”.

Përflitet se dega e Toptanëve ku është ngjitur gazetari ka patur dijeni për vrasjen e Konomit dhe urdhëruesin e krimit.

Por prokurorët nuk kanë patur asnjëherë kurajon të thërrisnin moderatorin e njohur apo të tjerët në konflikt me Konomin, megjithë premtimet e bujshme se vrasësit do kapeshin shumë shpejt.

Çështja ridoli në pah kur moderatori i emisionit Opinion shkruajti një opinion mbi debatin që u hap pas një interviste në media me vrasësin e dënuar përjetë Marjan Rroku.

Vrasësit jemi ne – e titulloi Fevziu shkrimin botuar në mars 2016.

Ai kujton se atë ditë kur u vra Alda dhe Mbarime Canaj “po kthehej nga Durrësi në Tiranë” dhe akuzon ata qëkishin dijeni për kërcënimet e Rrokut dhe nuk e kishin parandaluar vrasjen.

Shkrimi i Fevziut

Shkrimi i Fevziut

“M’u kujtua kjo skenë ku u gjenda rastësisht një ditë pranvere të vitit 2001. Kthehesha nga Durrësi atë ditë. Makinat kishin ndalur në hyrje të Tiranës dhe ndërsa u mundova të kuptoj atë që po ndodhte, u gjenda në mes të një skenë krimi që kish ndodhur mbase pak orë më parë. Për ditë me rradhë e ndoqëm historine në gazetë; në televizion.  Ishte një vrasje makabre, një vrasje që meritonte si logo titullin e famshëm të Gabriel Garcia Markezit: Kronikë e një vrasje të paramenduar! Një adoleshente dhe nëna e saj, kishin ikur nga kjo jetë sepse Shteti nuk diti ose nuk deshi t’i mbrojë…” – shkruante moderatori i Tv Klanit në portalin e emisionit të tij.

Por ndërkohë një komentues me mbiemrin “Toptani” hedh poshtë shkrimit një akuzë të rëndë.

Ai thotë se vetë Fevziu ka qenë në dijeni të kërcënimeve për vrasjen e Konomit disa ditë përpara se të ndodhte vrasja.

Gjykatësi Skerdilajd Konomi u vra në Vlorë në 9 shtator 2011.

Fjalë shumë, por vrasësit nuk janë gjetur as sot.

Ndoshta Blendi nuk ka lidhje dhe e përflasin kot, por për shkak të famës së tij dhe pronave ai i detyrohet opinionit publik një sqarim mbi pyetjen: A kishte dijeni ai dhe dega e Toptanëve e lidhur me emrin e tij që po gatitej vrasja e Konomit?

d.a. / dita 

Komenti i postuar poshtë shkrimit të Fevziut

Komenti i postuar poshtë shkrimit të Fevziut

Komentuesi kapet edhe me portretin që ka përdorur Fevziu në shkrimin e vet: "Boll ekpozove oren dhe celularin e shtrenjte sikur je adoleshent" - shkruan "Toptani".

Komentuesi kapet edhe me portretin që ka përdorur Fevziu në shkrimin e vet: “Boll ekpozove oren dhe celularin e shtrenjte sikur je adoleshent” – shkruan “Toptani”.

Share: