Home KRYESORE “termet.invent.al”/Nxirrni vetë të dhënat e dëmeve nga tërmeti

“termet.invent.al”/Nxirrni vetë të dhënat e dëmeve nga tërmeti

Pas tërmetit të 26 nëntorit, ekspertë të fushës së inxhinierisë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, mes tyre edhe inxhinier Agim Seranaj,  i cili është edhe Zv.Dekani i këtij fakulteti kanë krijuar aplikacionin “tërmet.invent.al”, që mundëson hedhjen e raportimeve për dëmet nga tërmeti dhe menaxhimin e procesit të vlerësimit të dëmeve nga specialistët konstruktorë.

Një aplikacion ku çdo individ apo institucion i interesuar hedh dhe përpunon të dhënat e dëmeve të objekteve, dhe kësisoj mund të bëhet në një farë mënyrë dhe inspektimi automatik i dëmeve të shkaktuara. Aplikacioni lejon gjithashtu marrjen e informacionit në kohë reale, detajet e inspektimit, si dhe shtrimin e pyetjeve dhe komenteve.

Sapo klikon në “tërmet.invent.al” dalin tre kategori, ku mund të logohesh si qytetar, si specialist ose të regjistrohesh si specialist.

Për tu futur në këtë aplikacion mjafton të klikoni këtu

Share: