Nga Adriatik Lapaj
POST FACTUM.
Shikoj se shqiptaret jane indinjuar qe deputeti me i ri i vendit nuk ka arsimin e duhur. Une po bej avokatin e djallit sot per shume arsye:
1- KUSHTETUTA e republike tone ne nenin 45 thote shprehimisht: “Cdokush qe ka mbushur moshen 18 vjec, qofte edhe diten e zgjedhjeve, ka te drejte te zgjedhe dhe te zgjidhet”. Pra ligjerisht kete e kemi lejuar ne kushtetute dhe ketu bje reagimi yne si i pambeshtetur ne ligj.
2- Moralisht nuk i themi dot as vetes e as Eduartit qe ai se meriton ate vend pasi te pakten ai aty po shkon pa vjedhur ndonje tender apo leke nga buxheti i shtetit tone sic kane bere me dhjetra deputet qe aktualisht jane brenda. Pra moralisht jemi te zene ne faj si popull.
3- Qe te indinjohesh nga nje ngjarje duhet te kesh bere cdo gje per ta kundershtuar ate model, pyetja ime eshte thjeshte: Cfare ka bere populli yne per ta refuzuar ate model? Nuk jemi ne ata qe kemi votuar ate trup estrade qe aktualisht ndodhet aty? Nuk eshte populli yne qe e ka shitur voten? Po si mund te indinjohemi me Eduardin qe leket e veta i ka bere gjetiu dhe nuk na ben pershtypje qe keta ketu te pangren i zuri nata miljarder i zuri dita?
4- Eduardin as e njoh e as dua ta njoh, po ligjerisht eshte ne rregull, moralisht mund te jete i ndershem pritet ta shohim…..intelektualisht e ka vleresuar populli i Lezhes me vote, nderkohe i ftoje shqiptaret te cohen e te indinjohen kunder atyre qe eshte e vertetuar qe kane vjedhur dhe vjedhin duke tallur b… me ne.
5- une personalisht aspiroj nje model politik me njerez inteligjent, te shkolluar, me meritokraci, te urte ne ide dhe zgjidhje, te pakorruptueshem…..nderkohe ju ftoj te ktheni koken rreth e rrotull shikoni drejtoret, koleget, ministrat, e me radhe se ndoshta aty gjeni probleme me indinjuese.
Ka kohe, erdhen prape zgjedhjet, mos votoni katra patra e pastaj cuditeni, se une prape do u them nuk ka vlere eshte POST FACTUM.