Home KRYESORE Si e ke shpirtin…?!

Si e ke shpirtin…?!

Nga Perparim Kabo

E nisa këtë pyetje si e ke shpirtin sot
Grija e qiellit më provokoi të pyesja
si është shpirti yt?!
Gri më the si largësia që na ndan
e pezull mbetemi…
Jemi si dy frymë që mendojmë
ashtu sy mbyllur
Një tastjerë qanë në vetmi grinë e pyetjes
Si e ke shpirtin sot, pse retë gri
mbeten atje?
E ula qiellin tim në pëllmbët e buta
grinë ia largova me ledhatime
të ndrojtura
Si je shpirti im tani pa ngjyrën e mbyllur
e frymën e çliruar drejt kalorimeve?
Si e ke shpirtin sot sa më pëqlen ta filloj ditën
me këtë pyetje
Shpirti më qafos me heshtjen e butë të kujtimeve
Ikim në ecjet e kryera si dy vetmitarë
Piano e pengjeve luan muzikën me titull
Si e ke shpirtin sot ti ?

29 tetor 2015 PK

Share: