Nga Luan Kurti
Hello brothers! Disa qytetarë Durrësakë paskan shëprthyer në akuza dhe kërcënime për Ramën, deri me djegie. Shqiptarët nuk e djegin vetëm në dasma por edhe në tubime. Duke marrë shkas nga kjo nismë në selinë Blu të Durrësit do instalohet grupi i zjarrvënësve demokratë. Ambasada jonë në Mal të Zi qenka goditur me gurë. E kanë me Gjukanoviçin por janë ngatërruar nga emri Milo dhe kanë kujtuar se mos ka të bëj me këtë tonin. Sipas një sondazhi të gjithë atje janë të bindur se korrupsionistët elitarë janë me origjinë shqiptare.Kreu i kuvendit ka replikuar me Halimin & kompani për CEZ-in. Ky ka vërejtur mospërputhje qëndrimesh midis draftit të Berishës dhe Bashës.Por Halimi që “di shkrim dhe këndim” i ka pohuar se të dyja draftet mbajnë autorësinë e Berishës, që me draftin e dytë i ka “bo qokë” draftit të parë. Vazhdojnë polemikat për shefin e kabinetit të ministrisë tonë të Jashtme. Origjina etij greke ka alarmuar edhe çamët e Idrizit, që bëjnë një lidhje midis emrit Pirro – Epirit të Veriut dhe Pirro Dhimës. Berisha ka shkuar edhe më tej kur ka thënë se 11 funksionarë të lartë kanë marrë dhe marrin pensione si minoritarë.Kësaj i thonë hanë bukën e grekut dhe bëjnë duanë e turkut. Bye, bye file palikari!