Home KRYESORE Shih punën tate…

Shih punën tate…

Gazetari Gert Selenica godet ne shenje stereotipin socio-politik te qytetarit tone i cili keqpërdoret ne vazhdimësi nga instrumente politiko-mediatik te cilët i shtyjnë opinionet e qytetareve kundrejt interesave perkates dhe pothuajse shume rralle kundrejt interesit publik. Ndodh qe ata përdoren ashiqare fare dhe i “harrojnë” te gjitha sapo është realizuar qëllimi politik i radhës. Mjafton te kujtojmë qe kështu ka ndodhur me fatkeqësi te tipit Otranto, Gerdec, 21 Janar e tjera…dhe sot janë harruar… Thua do te ndodhe njësoj edhe me makinat shume te shtrenjta Jaguar te ministrave tanë ne vendin me te varfër te Evropës? dhe pastaj do na thonë siç thotë me poshtë kolegu Selenica: shih pune  tate…

 “Nami i madh për “Jaguaret” e qeverise…Me falni o njerëzit e mi, po nëse ishin Land Rover do merreshit kaq shume? Shih punën tate…

Vrap ta bëjmë pis Festivalin e RTSH-se…e shpallem fituesin dhe arsyet pse. Tani edhe Celine te behet Eneda, do e përflasim…Shih ore punën tate…

Eduard Duarfloriri (Ndocaj) sot mori “vizën” për ne parlament dhe do te vije nga Italia direkt për ne Sallë…Thjesht do e presin me flamuj ne Rinas…Shih ore punën tate….

OSSHE ka lenë pa drita disa zona ne Tirane, me justifikimin se janë linja te dobëta…Lëreni ore ne hallin e vet, se nuk ua heq nga qejfi dhe ajo…Shihni punën tuaj (ne këtë rast, nuk keni se me cfare te shihni se s’keni drita…)

Feeling “duke pare punët e te tjereve”

Share: