Home KRYESORE Biznesi eshte pyetur per paketen fiskale…

Biznesi eshte pyetur per paketen fiskale…

Nga Bardhi Sejdarasi, Keshilltare i ministrit te Financave

Shikoj dhe degjoj prej ditesh se nje pjese e njerezve qe perfaqesojne biznesin ankohen sot se nuk jane pyetur per paketen ligjore te buxhetit 2016!

Ne fakt kjo nuk eshte aspak e vertete! Ne 26 janar i eshte bere kerkese biznesit te paraqese propozimet e tij fiskale. Nuk kishte ndodhur asnjehere kjo gje! Dhe nje pjese e organizatave serioze te biznesit ofruan propozime serioze dhe te maturuara. Te tjere, qe pretendonin se perfaqesonin bizneset, as qe u ndjene te flisnin. Dhe keta ishin shumica!

Ne fakt paketa fiskale u prezantua ne Keshillin Ekonomik Kombetar, ne nje takim me shume se tre oresh. Ky keshill ka 35 anetare! Nuk kam degjuar asnje thirrje te bizneseve, ku kryetaret e shoqatave dhe te dhomave te tregtise te therrasin anetaresine dhe t’i shpjegojne ndryshimet apo te ofrojne propozime te reja!

Te gjithe aktoret qe prek nje pakete fiskale do te jene pjese e diskutimeve ne komisionet e kuvendit! Kjo historia se nuk kane qene pjese e diskutimeve eshte nje justifikim i paaftesise se drejtuesve te shoqatave dhe/ose dhomave te tregetise si dhe i faktit (dhe kjo eshte me e rende) se nuk perfaqesojne askend, pervec vetes, nese nuk i ndajne takimet me qeverine me anetaresine e tyre!

E bezdisshme kjo “kenge” e shume njerezve qe genjejne veten duke pretenduar se perfaqesojne biznesin! Por qe nuk konsultojne asgje me biznesin real!

Share: