Home KRYESORE Ilir…po te ishte Kristi djali yt…?

Ilir…po te ishte Kristi djali yt…?

Nga Anila Cobani

Si more Ilir… si more të të vijë gazetari të marrë përgjigje nesër apo pasnesër në Ministri? Po të ishte djali yt Kristi, do ruaje protokollin kur i vinte rradha? Ore, a keni shpirt apo jo? Lexo more në orarin e kafes Programin e Rilindjes për Shëndetësinë, çfarë është premtuar për gjithë Kristët e vegjël! Nga kush pret ndihma? Nga Biznesi i Vogël që mezi mbijeton? Nga njerëzit hallexhinj që kalojnë pranë kutive duke zbrazur xhepat nga qindarkat e bukës së fëmijëve të tyre? Shko firmos atë dreq shkrese dhe nise djalin! Ta them sërish: Po të ishte fëmija yt?

Nga Anila Jole

Sot isha dëshmitare kur 4 qytetarë, që nuk të linin përshtypjen e njerëzve të pasur, erdhën në  News 24, me autobus, që të kontribuonin financiarisht për Kristin e vogël. Kishin marrë rrugët që nga ana e anës, njëra prej tyre nga Durrësi, për të hedhur në kuti paratë me të cilat do të mund të realizohet ndërhyrja kirurgjikale aq e kushtueshme. Ndoshta edhe e teproj, por unë prekem shumë nga gjeste të tilla…

Si ka mundësi që njerëzit e thjeshtë, ata që mezi nxjerrin muajin, janë kaq zemërgjerë? Si ka mundësi që asnjë deputet nuk ndaloi dje para kutisë të ndihmës për Kristin? Si ka mundësi që ministri i Shëndetësisë nuk denjon të ndalojë e të sqarojë publikun për atë se deri ku janë negociatat me spitalet?  Karrigia i bën kaq shpirtngushtë, apo vetëm këta lloje arrijnë të ngrihen kaq lart në pozitë? Vetëm në pozitë ama, se shpirtërisht e moralisht mbeten shumë poshtë ….

Share: