Home KRYESORE Në pritje të flotës së anijeve për në Amerikë…

Në pritje të flotës së anijeve për në Amerikë…

Nga Mentor Kikia

Të mendojmë për një çast sikur të ishim 100 apo 150 vjet më parë, kur për të udhëtuar drej tokës së premtuar, Amerikës, duhej vetëm të merrje një biletë anijeje(jo me Titanikun).

Kush, apo sa njerëz do të mbeteshin në Shqipëri? -Asnjë- do të thoshte dikush. ”“Vetëm qeveria ”“ do thoshte dikush tjetër.
Këto janë supozime. Por fakti është se 1/10 e popullsisë ka aplikuar për të shkuar në SHBA. Mbi 200 mijë njerëz kanë plotësuar llotarinë amerikane. Por dëshirën mund ta kenë edhe shumë më shumë se kaq.

Ky është numri më i lartë i aplikantëve qëkur kjo llotari aplikohet edhe në Shqipëri. Ndërkohë që rritja nga vjet është drastike. 82 mijë aplikuan vjet dhe mbi 200 mijë sijvjet.

Shqiptarët duan të ikin nga sytë këmbët, sa nga toka, nga deti e nga ajri. Të jemi shumë të sinqertë. Nuk është cështje e një qeverisjeje kjo punë. Eshtë një plagë e majisur prej vitesh, ku njerëzit janë lodhur duke numëruar qeveritë e duke zbehur shpresën. Tashmë nuk po ikin thjeshtë për bukën e gojës, jo jo, po ikin për një jetë më të mirë, jo vetëm ekonomikisht. Po ikin jo për një qytet me rrugë të shtruara, por për një qytet ku të jetohet normalisht. Po ikin edhe se u ka ardhur në majë të hundës nga një diferencim klasor(pasuror) që bazohet jo mbi punën e ndershme, por mbi vjedhjen, shpërdorimin dhe abuzimin me pushtetin.

Po është edhe kjo një arsye për t’ia mbathur nga ky vend. Por a është kjo zgjidhja? Unë them jo. Nëse vazhdojmë kështu, do ta lëmë shkretë këtë vend, që është yni gjithësesi. Ne vetë duhet të prodhojmë një klasë politike më të mirë. Sa të ikim ne, më mirë të përzëmë ata që na kanë bërë të na duket i shpifur vendi ynë.

Share: