Nga Dritan Hila
Ngjyrën viole te flamurit te PS, Alaistair Campbell ja paska sugjeruar Edi Rames, nisur nga ngjyrat e fanellës se ekipit te tij te zemrës qe luan diku nga kategoria e dyte?! Dhe unë qe mendoja se e kishin marre nga lëvizja “Populli ngjyre viole” ne Itali, nga lëvizja e “Indigniados” apo “Podemos” me vone, te cilat troshiten sistemin dhe te majtën evropiane. Por nuk paska qene kaq e komplikuar. Domethene Alastairi nuk qenka ndikuar fare nga lëvizjet e majta qe po tundnin Evropën dhe qe do i shërbenin nxenesit te tij te merrte pak sharm revolucionari dhe anti-sistem pas 11 vjetësh ne krye te bashkisë se Tiranes. Por i paska këshilluar një piktori se cilat ngjyra i shkojnë?! Dhe për këtë i ka vajtur mendja tek ekipi i tij! Paska qene njësoj sikur Enver Hoxha ti jepte PP-se si flamurin e Kavajas, meqë ishte tifoz i saj dhe jo draprin me çekan. Domethene midis “Shtëpiakeve te Deshperuara” prodhim USA dhe surrogatos me te njëjtin emër Made in Turkey qe jep Tv Klani, Rama pëlqen te shikoje te dytën.