Një urdhër i pazakonte ka mbërritur sot rreth ores 15.30 ne spitalet e QSUT Nene Tereza ne Tirane. Te gjithë drejtuesit e pavijoneve dhe departamenteve janë urdhëruar te zbrazin sallat dhe dhomat me përjashtim te te semureve shume rende. Zbatimi i urdhrit po mbikëqyret nga drejtues te QSUT, ndërkohe qe urdheri ka shkaktuar një kaos te vërtete ne organizimin e QSUT. Shume paciente janë nga rrethet dhe e kane te pamundur organizimin për te udhëtuar.
Burimet thane per Revisten “Perqasje” se do mbahen vetem të semuret qe e kane të domosdoshme per te qendruar ne Spital, urgjencat dhe do të vazhdojne procedurat e domosdoshme deri sa te zgjidhet problemi i ujit.
Te njejtat burime thone qe mund të normalizohet qe neser, vetem ne të kundert do procedohet si me siper. Â Ne fakt, Â nuk ka hyre ende ne fuqi se Spitali ka depozita shume të medha uji, por nqs vazhdon problemi me ujesjellesin nuk mund të mbahen gjithe të semuret se rizikohet shume.