Nga Klodian Tomori
Keta te dy kane lindur ne një nga zonat me pasuritë me te mëdha nëntokësore ne bote. Ne fakt zyrtarisht thuhet se ne Bulqizë ndodhet rezerva e 4 me e madhe e kromit ne bote. Por, pasurinë e tyre e vodhen. Fillimisht ca italiane. Pastaj me vone ca ruse. Pastaj ca austriake. Paralelisht edhe ca bandite shqiptare qe shkrepin arme ne mes te ditës atje. Te gjithë këta, morën pasurinë e këtyre, e vodhën dhe ikën.
Sigurisht qe nuk do ta kishin bere dot këtë nëse nuk do i ndanin leket me ca shqiptare te pushtetshëm. Puna është se asnjërit prej këtyre hajduteve nuk i ka hyre qofte dhe një gjemb ne këmbe. Kurse këta këtu i kane kthyer ne epokën e gurit, duke i detyruar te jetojnë neper shpella. Ja pra. Ky është shteti zuzar.
PS: News 24 realizoi një reportazh për jetën e këtyre dy vëllezërve qe kane lenë kockat ne minierat e Bulqizës dhe sot jetone ne një tunel te komunizmit!