Ish-Shefi i shërbimit sekret izraelit “Nativ”- Jakov Kedmi, ka paraqitur këndvështrimin e vet sepse Turqia ka një politikë agresive ndaj Rusisë.
“Erdogani gjithmonë sillet ashtu. Jo veç në mënyrë agresive, por edhe provokative. Ka qenë ai i cili i ka sjellë marrëdhëniet me Izraelin në këtë pikë kritike. Atëherë ai premtonte fuqishëm se anijet tregtare që shkojnë në Gaza do të përcillen nga anijet luftarake turke. Izraeli i kishte porositur atëherë: Vetëm urdhëroni, nëse nuk ju dhimbsen anijet luftarake. Për atë arsye gjithçka kishte përfunduar aty ku perfundoi”, vlerëson Kedmi, në një intervistë për mediat ruse.
Ish shefi i sherbimit izraelit Kedmi thekson se retorika agresive e Erdoganit “maskon pafuqinë dhe pamundësinë për të bërë diçka”. Ai nënvizon se: “Më e rëndësishme se fjalët e tij është ideologjia e Erdoganit. Pika qendrore e asaj ideologjisë se është një mision historik i Turqisë që në të gjithë botën të vendosë civilizimin e Islamit turk. Ai kete politikë të tillë ndjek që nga momenti i ardhjes në pushtet.
Ai gjithmonë i ka treguar arabëve se Perandoria Osmane nuk i kishte kolonizuar, shkurtimisht, qëllimi i tij është që t’i shpëtoj arabët nga civilizimi evropian”, ka thënë Kedmi i cili është i bindur se Erdogan beson se Turqia duhet të pushtojë Evropën, por edhe Rusinë e SHBA-të dhe se ai vete ka mision hyjnor.
Sipas ish shefit te dherbimit izraelit qe njihet si nga me te aftet ne rang global, Erdogan beson se atë qe nuk kishte arritur perandoria Osmane edhe pse kishte mbërritur deri në Vjenë, mund ta arrije ai vete ndërsa konsideron se me të fillon periudha e re e Osmanëve.
“Qëllimi kryesor i Erdoganit është ndikimi në vendet arabe. Erdogani është patroni dhe financuesi kryesor i ndikimit turk ne ate zone. Për ketë qellim ka mbështetur edhe përmbysjen në Egjipt. Për atë, sipas ish shefit izraelit, ai ka mbështetur edhe përmbysjen në Tunizi, ndërkaq për Sirinë po mbështet turkmenët. Për atë arsye dëshiron ta largojë edhe Assadin, i cili është kundërshtari më i suksesshëm i atyre myslimanëve qe i ka pakice ne territorin e tij.
“A po e bën një gjë të tillë edhe për shkak të krizës së politikës së brendshme, në mënyrë që ta largojë vëmendjen e ndërkombëtarëve nga ajo?” – pyet ish shefi i inteligjences izraelite.
“Turqia është një vend multinacional dhe multikonfesional. Problemi më i madh i saj janë Kurdët. I gjithë stabiliteti i Turqisë varet nga Kurdët. Për atë arsye lufta me kurdët është qëllim i Erdoganit. Për atë arsye e ka mprehur situatën me kurdët. Me pretekstin se lufton kundër ISIS ka filluar bombardimin e kurdëve në Siri. Atij i duhet një kërcënim i dukshëm që të mund të godiste kurdët në Turqi.” – thote Kedmi që shton se islami fondamental është ideologjia e Erdoganit dhe se ai qëllimet e tij i ka ekspozuar në librin “Strategjinë e Thellë”:  -“Erdogan në atë libër ka ekspozuar planet e tij. Ashtu siç Hitleri kishte bërë në librin “Mein Kampf”, ka thënë Kedmi ish shefi i intelixhences izraelite.