Home KRYESORE Giun…e kisha shok kursi!

Giun…e kisha shok kursi!

Nga Ylli Dylgjeri

Dje Prokuroria ndaloi prokurorin në rrugë. Dje Policia e shoqëroi prokurorin Haxhi Giu…

E pashë në TV teksa një makinë e policisë i zinte rrugën një Mercedezi. Pasi i hapë derën e mjetit, një polic i komunikoi urdhër ndalimin shoferit prokuror që shkruante mbi një telefon.

Nuk e njoha… Sinqerisht nuk arrita ta shquaj shokun tim të fakultetit të drejtësisë. Kanë kaluar mbi 25 vite. Lexuesi i lajmit në TV sqaronte se personi quhej Haxhi Giu. Koha shpejton. Por, Haxhiun e kishte mbuluar lluksi. Dje, e mbuloi dhe turpi. U trondita.
Zoti e shpëtoftë…

Share: