Ministria e Brendshme pas nje politike te ashper me Kodin Rrugor, prezanton projektin e ri me ndryshimet po te Kodit Rrugor me qasje krejt tjeter. Nëse një drejtues automjeti ka kryer shkelje për herë të parë, nuk aplikohet gjobë në lekë, por gjobë këshilluese. Nga masat e buta përfitojnë “shoferët pozitivë”. Ndryshon Kodi Rrugor dhe kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ashpërsim të masave administrative, por lehtësime për drejtuesit e automjeteve. Që nga 1 janari i vitit që vjen, Policia Rrugore do të aplikojë gjobat këshilluese, që penalitetin e kanë 0 leke…