Home KRYESORE Lidereve te Kosoves per, MSA dhe Shengenin, Bashkurti:Mos garoni te deklaroni, por...

Lidereve te Kosoves per, MSA dhe Shengenin, Bashkurti:Mos garoni te deklaroni, por nxitoni te punoni

Nga Lisen Bashkurti

Kosova po ben tete vjet pavaresi. Ne kete periudhe te shkurter populli kosoves eshte duke perjetuar nje periudhe post-traumatike plot sfida.

Sfidat e shtet-formimit, funksionalizimi I shtetit te se drejtes, sundimi I ligjit, respektimi I lirive dhe te drejtave themelore te njeriut dhe te pakicave, ekonomia e tregut te lire, problematikat sociale, normalizimi marredhenieve me Serbine, zgjerimi njohjes drejt antaresimit ne OKB dhe integrimi euro-atlantik, perbejne nje teresi objektivash madhore qe formojne strategjine afatgjate te Republikes se Kosoves, popullit dhe drejtuesve te saj.

Keto objektiva zgjidhen hap pas hapi. Aktualisht objektiva prioritare jane lobimi fuqishem ne BE dhe ne shtetet antare te tij per ratifikimin e MSA ne parlamentet nacionale dhe vijimi I punes rigoroze brenda Kosoves dhe struktures se Shengenit per realizimin e standarteve te brendshme dhe sigurimin e mbeshtetjes Evropiane per liberalizimin e vizave.

Pra keto objektiva varen shume nga Kosova, por edhe nga BE dhe shtetet antare te tij.

Kohet e fundit nga politika, institucionet e analiste te ndryshem ne Kosove ka nje gare deklaratash per te ushqyer popullin e Kosoves me luge te zbrazur. Flitet per MSA sikur hyn ne fuqi brenda javes, garohet per vizat sikur po liberalizohen neser ne mengjes.

Politika dhe diplomacia publike ne Kosove po gabojne. Qytetaret e Kosoves kane nevoje per vertetesi dhe jo per demagogji. Nese ne pune, politika dhe institucionet e Kosoves kane bere gabime, me garen e tyre deklarative po bejne faje.

Populli kosovar nuk eshte pa memorie qe te harroje cfare I premtohet dhe te mos shohe se cfare realizohet. Populli kosovar pret nga politika dhe institucionet e veta qe te mos garojne te deklarojne, por te nxitohen qe te punojne.

Share: