Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar ish-kryeministrin Sali Berisha me dekoratën e “Flamurit Kommbit” me motivacionin e pjesëmarrjes në protestat e dhjetorit të 1990 dhe kontributit të dhënë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimeve euro-atlantike.
Së bashku me Berishën, janë dekoruar edhe Lëvizja Studentore e Dhjetorit dhe Musine Kokalari.
“Në Shqipërinë e bunkerëve, studentët krijuan oazin e parë të lirisë, nga u nis orteku i ndryshimit”, ”“ tha Nishani gjatë fjalës së tij.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, nuk morën pjesë në pritjen e presidentit Nishani me rastin e 8 dhjetorit.
Mediat raportojnë se kjo ka ardhur për shkak të mos distancimit nga dhuna në mitingut të sotëm të kreut të shtetit.