Riza Halimi, deputet shqiptar në parlamentin serb, gjatë debatit për buxhetin për vitin 2016, tha se nuk po respektohen të drejtat e komunitetit shqiptar në Serbi. Halimi, duke theksuar në veçanti problemin me tekstet shkollore në gjuhën shqipe shtoi edhe faktin se RTS nuk transmeton asnjë emision në gjuhen shqipe, transmeton Zeri.info. -Â “ Për çfarë po flisni, ju doni që tekstet nga Kosova dhe Shqipëria të përdoren këtu tek ne. Doni që Serbia të mësojë se Kosova është shtet i pavarur, se Deçani është vepër e ndonjë prej dinastive tuaja, por kjo nuk do të ndodhë, në asnjë rrethanë”, ju përgjigj Ivica Daçiç deputeti Halimi.