Home KRYESORE Popull Telenovelash…!

Popull Telenovelash…!

Nga Klara Caushi!

Telenovelat janë bere një opsion për shoqerine shqiptare. Një pjesë e popullsisë i ndjek në mënyrë gati patologjike, çdo episod të telenovelave. Ato janë temë diskutimesh edhe gjatë orarit të punës. Vlen për t’u theksuar që humbja e një episodi mund të shkaktojë stres, pagjumësi. Dikush edhe mund të qeshë me kotësinë e politikës, por në ndryshim nga telenovela, ajo është e lidhur drejtpërdrejt me fatet e shqiptarëve. Regjisori, me sa duket e ka menduar mirë, sepse dëshiron të rrisë shikueshmërinë e trillimit. Por nëse telenovel-politika shqiptare zgjat prej 25 vjetësh. Mirepo…politika po jua merr ne kthese telenovelave me trrillet e saj..

****

Sipas gojëve të liga, ka qenë Bidai (që kishte pre-maturë se do ti mbyllte gratë brenda në shtëpi sapo të fillonte telenovela) që i ka bërë telefon me thurje kryeministrit tonë, duke i thënë:

– Vëlla, po më prish shumë punë! ”“ Rri rehat – mendohet ti ketë thënë kryeministri – pasi unë more zotëri, do të konkurroj deri në serinë e parafundit, pasi në të fundit ti vdes, dhe unë s’e kam në plan të vdes sepse kam zgjedhjet në vitin 2017 dhe kurrsesi nuk e lejoj që Basha të bëhet kryeministër dhe të shkruajë në Fb. Pasi me mua kryeministër, shqiptarët more zotëri kanë për të ndjekur shumë seri nga telepolitika ime si psh:

***

1- Episodin “Institucioni më antipopullor i Republikës është Gjykata e Lart딝;
2-Episodin “Institucioni më i paaftë, Prokuroria e Përgjithshme”;
3-Episodin “Shqipëria në BE;
4-Episodin e parë dhe rikthimin “SHISH është me ne”,
5- Episodin Ikja masive e shqiptarëve ”, etj.

***

Në politikë mund të shohësh episodin e parë dhe të qëndrosh një vit larg saj. Pas një viti, asgjë nuk do të ketë ndryshuar, edhe pse ndërmjet kanë kaluar plot 365 episode, po aq skandale, disa dhjetëra tragjedi, dhe në thelb një dramë, e cila zgjat deri në fund. Por, ndryshe nga telenovelat, vartësia nga politika edhe mund të kurohet dhe e vetmja metodë e njohur shkencërisht është forca e vullnetit. Fatkeqësisht një pjesë e shqiptarëve e kanë harruar, ca nga hallet, ca nga indiferenca, të tjerë nga injoranca, e ca të tjerë kanë pësuar lavazh politik të trurit…
Rri e shiko telenoveletat (turke, indiane, etc etj) o popull se me telenoveletat e “halleve” te tua merret politik-telenovela qe ti ke votuar…

Share: