Nga Miranda Haxhia
Po nuk e ke harruar, po te kujtoj edhe njehere se m’u mpi truri dhe hyra ne nje llloj marramendjeje disa kohe e shkrova nje proze te gjate, nje roman, e qe i doli edhe emri interesant, “Gjithmone te kam dashur”. Epo mire. E çë? Jo vetem qe nuk ia ndjen asnjerit per kete gje, e kjo me duket normale, por tani qe e mendoj, shyqyr qe nuk e kam botuar ende. Si nuk me kishte shkuar mendja me pare? Mos m’u faneps Dante Alighieri nen lekuren time? Apo Shekspiri i mbytur ne ndonje kanal?
Doreshkrimi im eshte nje deshtim i madh.
Si mund te botoj nje roman pa nje faqe me seks?
E kam lexuar disa here, por nuk gjej asnje skene “te nxehte”, as drejtperdrejt, as terthorazi.
Ka arsyen, qellimin dhe fabulen qe i mbeshtjell rreth titullit, por s’ka personazhe lakuriq e as mesime anatomie….
Mire tha kusheriri im, rrobaqepes vjeter ai. ” Ti je e rrjedhur, me mire ulu e qep nje fustan, sesa t’u heqesh brekët personazheve te tu.