Home KRYESORE Te lutemi te gjithe për Imzot Rrok Mirdita!

Te lutemi te gjithe për Imzot Rrok Mirdita!

Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Ipeshkvi i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe po mbahet nën vëmendjen e mjekëve të repartit të neurokirurgjisë. Televizionit informative njoftojnë se mjekët thonë se Imzot Mirdita është në gjendje konstante, por të rëndë. 76-vjecari i lindur në Kleznë të Malit të Zi e drejton Kishën Katolike në Shqipëri që nga 25 prilli i vitit 1993 dhe popullariteti i natyrës se tij prej babaxhani ka qene i pelqyer nga opinioni shqiptar i krishtere, apo Musliman e te tjerët. Çdo njeri prej lexuesve qe është besimtar le ti lutet Zotit për Im Zot Rrok Mirditën! Le te lutemi te gjithë siç sigurisht është lutur ai ne vazhdimësi për ne! Te lutemi qe mjeket me ndihmën e Zotit ta shpetojne.

Share: