Zenel Hoxha: Po ndodh tani, mesazh nga Kancelarja Angela Merkel me rastin e 25 vjetorit te Levizjes Studentore ne Shqiperi
Mesazh nga John Kerry Sekretar i Shteteve te Bashkuara te Amerikes me rastin e 25 vjetorit te Levizjes antikomuniste ne Shqiperi.
Shenasi Rama: Protesta e PD nje 8 Dhjetor i dyte!? Kjo do te thote te tallesh me popullin tend. Duhet hapur edhe Dosja e Tranzicionit, plus atyre te Ish Sigurimit.
Brizida Gjikondi: Kam qene studente ne Dhjetor 91′, por jo studente e Dhjetorit….kuptoj qe mire paskam bere, kuptoj qe koha spaska ecur…..ende sulmojne bunkeret, muret, statujat..por jo idete !!!
Patrik Dadikaj : Sa doja sot te ishte sot me ne. Te gezonte ate per te cilen luftoi. Ta degjonim edhe njehere ne tribune kushtrimin e tij plot liri. Azem Hajdari, ti je gjalle. Njerezit e medhenj i vrasin por nuk vdesin kurre.
DASHAMIR SHEHI:Â Kjo qeveri nuk e ka kuptuar se nuk është këtu për të sunduar, por për të na qeverisur. Ne i themi jo dhe nga sot e deri ditën që do mbyllet kjo punë, unë mendoj se duhet të fillojmë një marshim të pandalshëm. Populli demokrat nuk është se nuk i do taksat, por s’duhet të paguajnë vetëm disa. Nuk mund ta sundojnë vetëm disa njerëz Shqipërinë. Ne që jemi këtu, nuk mund të gdhihemi milionerë, por me një qeverisje mund të gdhihemi me punë e ti dalim për zot fëmijëve tanë. Nga kjo turmë nuk ka ardhur kurrë as luksi.”
Blendi Goxhe: Falenderoj institucionin e Presidencës së Republikës për darken e shtruar me protagonistë të Dhjetorit ’90, diplomatë e intelektualë ku u ndjemë të respektuar.
Ermir Topi: Sot feston Ditën e Rinisë edhe garroqi i politikës, kartolinadërguesi i Bllokut, Salcë Berisha, nona (pësofsh infarkt pa kaluar ora 12).
Taulant Kulloli: Si sot 25 vjet studentet u vune ne balle te protestave kunder diktatures. Personalitete si Shenasi Rama, Azem Hajdari e Arben Broci rikthyen shpresen per jeten, per demokracine, per zhvillimin… Ate shprese qe na ben dita dites ta duam kete vend, te punojme per te e te mos humbasim shpresen per nje te ardhme me te mire…
Elmaz Sherifi: Mendoj se 8 dhjetori i 1990 ka vleren e ngjarjes historike te madhe, te shpalljes se mevetesise,nga Perandoria Osmane, e cila, kombin e njesonte me perkatesine fetare. Shpallja e mevetesise nuk u shoqerua me themelimin e instucioneve politike e juridike,qe i shpallin dhe i garantojne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut ne standardet e shtetit te se drejtes, te cilat per shqiptaret mbeten per 90 vjet nje enderr e pa realizuar. Sistemi politik i demokracise parlamentare qe e kemi te sanksionuar me kushtetute,eshte mjaft i deformuar, nga mendesia sulltanore e drejtimit shtetëror, qe si standard te lirive per shqiptaret, konsiderojne lirine e vet per te perdhosur te drejtat kushtetuese dhe vete kushtetuten e Shqiperise. Ķjo mendoj se eshte nje nder shkaqet qe 8 dhjetori e fton “popullin opozitar”,te protestoje ndaj qeverisjes se radhes..
Olsi Baze: 8 dhjetori sjell lajm te mire. Ministeriali qe mbahet ne Sarajeve del me lajm te mire. Nuk ka pezullim te levizjes se lire per vendet e Ballkanit. Vendet anetare duket se kane marre vendimin planin B joint kontroll ne pikat kufitare te vendeve te Ballkanit Perendimor. Lajm shume i mire me ne fund.
Ervin Petraq Baku: Shumica derrmuese e dhjetoristeve dhe politikaneve tane shijojne luksin ne keshtjellat e Lalezit, Lundres, Durresit, Poradecit, etj. Gezuar !
Arber Cepani: Sot do doja te protestoja me gjithe shpirt dhe te isha ne shesh duke uluritur kunder kesaj qeverie qe vrau shpresat e fundit te 1 milion shqiptareve! Kjo qeveri po kthehet ne nje ankth kolektiv per nga paaftesia korruptive dhe arroganca per menyren e drejtimit! Por pas 25 vitesh qe parti te majta e djathta kane konkurruar vetem nga sasia sesa e kane vjedhur dhe dhunuar kete vend sot nuk do dal ne nje protest qe udhehiqet nga nje parti politike me gjithe deshiren e madhe! Nuk dua te protestoj qe te hiqet nje prift e te vihet nje hoxhe, dua te protestoj perkrahe qytetareve te lire apartiak qe te zhduket dhe hoxha dhe prifti! Sot Shqiperia ka nevoj per nje detoks te thelle figurash dhe idesh dhe kete s’mund ta sjellin te njejtet aktore te melodrames se fundit 25 vjecare qe thjesht alternojne pushtetet!
Mirela Cela Jorgo: A jepte shpresa 8 dhjetori 1990? Sa shume kerkonim ndryshimin, sa shume enderra, sa shume perpjekje e sakrifica, dhe sa shume naiv. Kerkonim me te miren dhe me te bukuren per te ardhmen tone,. Me kujtohet sa me pasion diskutonim per fjalen demokraci si te flisje per nje shteg qe te nxirrte ne nje mirazh qe se kap dot me sepse mirazhet jane mirazhe. Po sot pas 25 vjeteve ku jemi. A u realizua enderra jone per nje jete me te mire ku njerezit e mi te mos i kisha emigrant , ku te mos jem ne udhekryq per te ardhmen time dhe te femijve te mi, ku paraja te mos me urdheroje te them ate qe ndjej dhe shoh, ku te mos me mungoje guximi te uleras te verteten, ku te mos shoh po ata njerez qe i ben gropen ketij vendi, ku te mos shoh hipokrizi dhe uleritje qensh ne parlament si skenim per te mbrojtur pasurine, ku te mos shoh te mbushin gojen ata njerez qe degdisen neper burgje si ai i Spacit si demokrat te flakte dhe te me japin drejtesi ne emer te drejtesise qe eshte padrejtesi . Me thoni a ka shpresa se do te jete me mire ku ska ideale por vetem kompromise te pista ku shitet dhe blihet gjithcka, ku meskiniteti dhe hipokrizia eshte shtruar kembekryq dhe vetem qesh me te madhe me ne. Me thoni ju lutem!
Kreshnik Osmani: Levizja Studentore e Dhjetorit ka qene revolucion demokratik ne te gjitha dimensionet e veta. Te gjitha protestat qe e vijuan ate hjate ketyre viteve tranzicion, kane qene ulerime e atyre qe nuk kane buke dhe e atyre qe duan te kthjene punen e humbur. Kasta eshte nje dhe mekanizmat demokratike e zgjedhore per te ndryshuar kasten i vendosin bashke te dy. Rotacioni politik ne mendesine e militantit nuk eshte nje nevoje apo thirrje e brendshme per prosperitet, liri e demokraci, por te ksp nje vend pune, te ikin te poshtrit dhe te vijne njerezit e mi. Pavarsisht gjithckaje, i mbetem besnik protestes si mjet per te mbarur nen tension tiranite!
Gentian Kaprata: PROTESTA IME MBYLLET KETU! Drejtuesit e saj duhet te kuptojne se: Po vazhduan te qendrojne ketu do te kete demtime pronash publik! CDO veprim demtues eshte gabim dhe na demton ne pjesmaresit e diskretiton ata! Zjarri nuk e djeg betonin! Nese kane vendosur ta shkaterojne ‘te fundit te bunkereve’, duhen matrapike!
Petrit Vargu: Nga kjo shemti e trishtueshme, a do te nxirret mesim qe vendi te qeveriset nga politikane e profesioniste , e jo nga nje grup miqsh e shokesh?
Nese nuk ndodh kjo, shemtia e trishtueshme do kthehet ne bukuri qe vret….
Mimoza Kociu: Tani thyerja e xhamave te godinave te institucioneve eshte shume gabim e cdo lloj akti vandal ndaj institucioneve si sot me 8 Dhjetor 2015 ashtu edhe me 21 Janar 2011! Por qe ai bunker te konsiderohet prone publike, kjo nuk ka fare, po hic fare ku te rrije!!!!@SellingCheapMoralism.
Monika Stafa: o Zot, Shqiperi sa e pafat je ! .. te bjerrin, te shkaterrojne, te dhunojne, te zjarrmojne, e te shkrumbojne hi e pluhur…si kobet e qemotit me nente male e fusha kaptuar, te hedhin sa majtas e sa djathtas….kush qe xhanem ai cast qe ta dha kete mallkim ! mes dritash dhe yjesh ne pragkrishtlindjesh, mes gjakut te atyre te rinjve, baballareve dhe gjysherve qe luftuan 71 vite me pare kunder okupatorit te huaj por dhe 25 vjet pas hapjes se burgjeve politike staliniste bolshevike, ku denohej me jete e drejta e fjales, e fese dhe e prones !!!!!!! … TI O VENDI IM, ende nen thundren e terbimit te drureve dhe shkopinjve, dhunohesh e dhunohesh pa pushim ..nje Je Davu ..prej shekujsh…Ooo pupupu o e mjera Shqiperi e jona, nuk u ngrite njehere te vetme ne kete gjememadhen HISTORI!!