Home KRYESORE Çmendinë? E Enjte? Apo thjesht një ditë e zakonshme…

Çmendinë? E Enjte? Apo thjesht një ditë e zakonshme…

Nga Dritan SHANO

Kur lexoj (herë pas here) nga libri “Ushtari i mirë Shvejk” i Jaroslav Hashekut, Overturën e kapitullit IV ”“ Shvejkun e dëbojnë nga çmendina, gjithnjë më duket sikur po shfletoj shtypin e ditës, sikur po shoh lajmet në TV gjatë ditës, konferencat e shtypit, ndonjë debat televiziv gjoja të rëndësishëm, apo jam duke ndjekur të enjten parlamentare. Ka aq shumë ngjashmëri më të përditshmen time dhe artikulimin e personazheve reale saqë më duket sikur jetoj brenda atij paragrafi çdo ditë, por veçanërisht të enjteve kur Parlamenti nuk është pushim ”“ ditë e javës që më mundon shumë se nuk di ta përjetoj si satirë apo si mallkim?!
Shvejku tregon për kohën që kishte kaluar në çmendinë:

“- Me të vërtetë cuditem se përse zemërohen të çmendurit kur i mbajnë mbyllur atje. Njeriu në çmendinë mund të zvarritet lakuriq mbi dysheme, mund të ulërijë si çakall, bile mund edhe të kafshojë. Sikur t’i bënte këto njeriu në shëtitjen e mbrëmjes, të gjithë do habiteshin. Kurse atje një gjë e këtillë është krejt e zakonshme. Atje ka një liri që socialistët as e kanë parë në ëndërr.

Njeriu atje mund të paraqitet si vetë perëndia, ose si shën Vaclavi (megjithëse ky i fundit qëndronte lakuriq dhe i veçuar). Atje gjëndej edhe njëri, që thërriste dhe thoshte se ishte akipeshkv. Ky s’bënte asgjë tjetër veçse hante, pinte, dhe, më falni bënte dhe diçka që rimon me këto fjalë. Natyrisht, atje për gjëra si këto askush s’ndien turp.

Kishte pastaj një tjetër që thoshte se ishte shën Cirili dhe shën Metodi. Këtë gjë e bënte që të merrte dy racione. Një zotëri tjetër thoshte se ishte me barrë dhe i ftonte të gjithë të shkonin të merrnin pjesë në pagëzim.

Atje ishin mbyllur shumë shahistë, politikanë, peshkatarë, bojskaute, filateliste dhe fotografë amatorë. Një tjetër e mbanin tërë kohën në këmishën e forcës, që të mos kishte mundësi të llogariste se kur do vinte fundi i botës.

Atje pata rastin të takohesha edhe me disa profesorë. Njëri syresh me ndiqte vazhdimisht nga pas dhe më thoshte se vendi i origjinës së ciganëve është mali i Kërkënoshëve, ndërsa tjetri më shpjegonte se brënda globit tokësor gjendej një glob tjetër, që ishte shumë më i madh se ai i sipërmi.

Atje kushdo mund të fliste ç’ti pëlqente dhe ç’ti vinte në gojë, tamam si në parlament. Nganjëherë tregonin përralla, pastaj ziheshin me grushte, kur përfundonte keq historia e ndonjë princeshe. …

Atje mund të thërrisni, të ulërini, të këndoni, të qani, të blegërini, të kërceni, t’i luteni perëndisë, të rrokulliseni, të ecni me të katra, të kërceni me një këmbë, të vraponi përreth, të vallëzoni, të hidheni, të qëndroni tërë ditën në bisht dhe të hipni mbi mure. Askush s’do t’ju afrohet që t’ju thotë: “Këtë gjë s’duhet ta bëni. Kjo, zotëri, s’ju ka hije. Të keni turp, ama qënkeni dhe njeri me kultur딝”.

Share: