Home KRYESORE Fshatari dixhital.

Fshatari dixhital.

Nga Luan Kurti

Lideri organizator i federatës së “të majtëve të djatht딝 Fatmir Mediu, ka kërkuar që edhe Topi të përfshihet në federatë. Se loja pa Top nuk mund të bëhet dhe sa për peshën e Topit kjo do diskutohet në ditët në vijim. Përfaqësuesi i Evrop(i)t në Tiranë, Rouning, paska bërë një zbulim parahistorik, se mediat tona qenkan nën presionin e politikës! Ky zbulim konsiderohet më i rëndësishëm se meshari i Gjon Buzukut dhe tregon se shqipja ka ekzistuar në formë të shkruar që në shekullin e 20 edhe një. Hashim Thaçi konsiderohet agjent francez dhe kjo e bën kandidatin perfekt për postin e presidentit të Kosovës. Analistët gjykojnë se, një president me formim perëndimor mund ta shpjerë Kosovën me siguri absolute drejt perëndimit! Këto ditë mediat botërore flasin për virusin e tmerrshëm Zika, që prek gratë me burrat, shtatëzënë. Disa e shohin këtë sëmundje si dhuratë nga Zoti, për kontrollin e lindjeve apo planifikimin familjar! Vaksina që së shpejti do jetë në treg dhe do ketë çmim simbolik, do synojë tredhjen e burrave… Tung!

Share: