Home KRYESORE Një shtet ku dënohet prostituta, por jo tutori dhe klienti

Një shtet ku dënohet prostituta, por jo tutori dhe klienti

Nga Mentor Kikia

BIRN ka botuar historinë e nja vajze 18 vjece, e dënuar më 18 muaj burg. Ishte vajzë e bukur dhe kishte për klientë persona VIP, politikanë dhe biznesmenë. Policia kishte arrestuar vajzën por jo dy biznesmenët qe ishin kapur si klientët e fundit, që kishin paguar tutorin e saj nga 300 Euro për të bërë seks. Madje policia ishte kujdesur të mos u publikonte as emrat biznesmenëve se u prishte imazhin. Ndërsa vajza përfundoi në burg. Ajo u dënua për punën si prostitutë. Ajo po e kryen dënimin e saj 18-mujor në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit në Linzë, në periferi të Tiranës. Asnjë nga klientët dhe tutorët e saj nuk u dënua. Ajo ka thënë se kishte njohur në punën e saj edhe vajza 13 vjecare. Ligji shqiptar dënon prostitucionin dhe shfrytëzimin e tij. Por në burg përfundojnë vetëm prostitutat. Ky biznes bëhet gjithnjë e më barbar, duke shfrytëzuar deri fëmijë të mitur, por zotërit e tij nuk përballen me ligjin. Ky është një vend unikal, ku viktimat e një krimi qëndrojnë në burg ndërsa autorët të lirë.

Share: