Nga Fiori Dardha
Me dhemb ne shpirt kjo pamje!
Prinderit e mi bejne kete pune, jane shites ambulante. Fale punes se tyre te palodhur une e ime moter jemi rritur, shkolluar e na eshte plotesuar cdo deshire e moshes.
Dikur me vinte turp te tregoja se mami del me nje karroce e shet fruta-perime. Ndjehesha e kompleksuar nga ky fakt e me dukej sikur miqte do me shmangnin. Mendesi adoleshentesh!
Sot eshte krejt ndryshe! Une ndjehem krenare per te! Vetem puna nuk eshte turp.
Prinderit e mi vazhdojne te bejne kete pune, edhe pse une insistoj qe ata te mos punojne me. Punojne sepse pensioni nuk u del, sepse nuk duan qe te na behen barre, sepse jane mesuar me pune.
2 jave me pare u ndesha me syte e perlotur te mamit tim, pasi kishte marre nje gjobe nga punonjesit e policise bashkiake. Nxitoi madje ta paguante per te qene ne rregull me shtetin.
Me tregonte sesi 3-4 punonjes policie e kishin rrethuar e i thonin se duhej te ndjehej me fat qe po i vinin vetem nje gjobe dhe nuk po i sekuestronin peshoren e mallin.
Me tregoi sesi banoret e zones qe e njohin i kishin dale ne mbrojtje, duke u thene punonjesve te policise se ime më eshte nje grua korrekte, qe nuk shqeteson askend, qe e pastron dhe e sistemon vendin pasi mbaron punen.
Nuk jam kunder shtetit ligjor, por mendoj se punonjesit e bashkise, duhet te tregohen pak me tolerante me keta persona e te mos kalojne direkt tek ndeshkimi.
E them me bindje se shitesit ambulante jane shkelesit me te vegjel te ligjit ne kete vend!
Ka te tjere shkeles qe duhen ndeshkuar, nga ata duhet filluar.
Ju siguroj se askush nuk del me qejf te punoje ne shi, ne bresher, ne bore, ne te nxehtin pervelues te veres.
Nje gjobe iu kushton 3-4 dite pune.
Kjo pamje me dhemb shume!
Zonja ne foto nuk eshte mami im, por une ia njoh sakrificen! Une e di se c’ka ndjere ajo ne ato momente! Une e di qe ajo nuk e meriton kete lloj “terrori”!