Nga Bardhi Sejdarasi
PËRZGJEDHJA E FITUESVEÂ TËÂ LOJËS PROMOCIONALE TË KUPONIT TATIMOR
Për të sqaruar çdo dritë hije të hedhur mbi përzgjedhjen e fituesve të lojës promocionale të kuponit tatimor, Komisioni i vlerësimit ndjen të nevojshme të informoj të gjithë pjesëmarrësit e lojës, mbi metodoologjinë e përzgjedhjes së fituesve.
Katëgoria e I dhe e II e fituesve është përzgjedhur në bazë të formulës së aplikuar mbi databasën e vënë në dispozicion nga Posta Shqiptare (shumë e 70% të vlerës nominale të kuponave më 30% të numrit të kuponave). Komisioni ka çertifikuar të gjithë zarfat në rendin zbritës deri sa nxorri 11 fituesit. Për të gjetur 11 fituesit Komisionit iu desh të kontrollonte mbi 600 zarfa të cilat janë penalizuar për arsye të:
”¢ Deklarimit të rremë: Deklarimi i vlerës është bërë duke shtuar nga një zero, ngatërresë që shkaktohet nga lekë të vjetra dhe lekë të reja, apo mos lexim korrekt tw vlerws sw kuponit;
”¢ Përfshirja në zarf e kuponave jotatimor, apo kuponave jashtë afatit të lojës.
Dyshimet se si çmimi i madh Znj. Valbona LLeshi është fitues me 130 kupona me një vlerë nominale 7,337,778 lekë është korrekt, kur dihet se vlera maksimale e kasës për të lëshuar një kupon tatimor është 150,000 lekë.
Komisioni i vlerësimit u jep 10 ditë kohë të gjithë pjesëmarrësve të adresojnë ankesat e tyre në adresën: Komisionit të vlerësimit të fituesve;
Shtypshkronja e Letrave me vlerë/ (ish topografia ushtarake);
Tiranë
Kategoria e III dhe e IV e fituesve e shpallur live në Top Channel është rezultat i përzgjedhjes rastësorë të aplikacionit informatik të aplikuar mbi databasin e gjereruar nga posta. Komisioni ka vendosur të mos vendos dorë mbi databasin e postës për të eleminuar zarfat të cilët deklaronin nje numër më të vogël kuponash se sa të lejuar pa u verifikuar paraprakisht, për të eleminuar gabimet njerëzore që mund të ishin bërë nga posta.
Shpallja e fituesve do të bëhet pas çertifikimit të 500 zarfave të përzgjedhur nga sistemi informatik, vetëm nëse ato do të përmbushin të gjitha rregullat e përcaktuara në rregulloren e lojës.
Cdo informacion do të publikohet në websitin: www.llotariashqiptare.al;