Marrëdhëniet jane qartazi te tensionuara mes grupimesh brenda në PS. Herë pas herë, deputetet nxjerrin edhe në publik mosmarrëveshjet dhe kete e bejne te mundur kamerat e shumta.
Alfred Peza, mbështetës i flaktë i Edi Ramës, ka ironizuar kryetaren e Komisionit Arta Dade, e cila së fundmi ka mbajtur publikisht anën e Ben Blushit.
Kryetarja e Komisionit, Arta Dade i uroi mirëseardhjen, por kjo u shoqërua me batuta jo fort të zakonta për të tilla ambiente, deri madje në nënkuptime erotike te cilat parimisht nuk duhet te behen ne institucionin e parlamentit
Ja dialogu DadePeza
Arta Dade: Z. Peza, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Bëtë shumë mirë që erdhët, që të rregulloni pak situatën. Shiko si ishim bërë këtu, vetëm femra. Z. Balla ishte i vetmi…
Alfred Peza: Besoj që biem të gjithë dakord që unë dhe kolegu Balla kemi kapacitetet për të përballuar dhe kompensuar situatën.
Arta Dade: Joooo. Nuk besoj të jeni aq të fuqishëm!
Alfred Peza: Epo tani, me provë është kjo punë!