Nga Afrim Krasniqi
Ka nje debat mbi praktiken e dekreteve per shkarkim/emerim te ministrave te rinj, – me shume politik dhe teknik sesa kushtetues!
Vende te ndryshme kane praktika te ndryshme, por ne republikat parlamentare rregulli eshte i njejte (kryeministri propozon dhe Presidenti ose parlamenti miraton) me dallime te lehta, – nese votohen emrat ne Kuvend apo nese presidenti përfshihet ne procedure.
Ne Shqiperi kemi praktika te njëjta prej 1998, me dallim te vetem nese duhet nje apo dy dekrete dhe nese praktika e shkarkim/emërimit duhet me e shkurter apo me e gjate (kryeministri propozon, presidenti dekreton, parlamenti voton dhe betimi kryhet tek presidenti), si eshte edhe prej 14 vitesh!
Nje tabele ilustruese e praktikes se ndjekur gjate 3 viteve te fundit, me te njejtin President dhe te njejten mazhorance tregon se praktika ka qene e njejte me ate qe ditet e fundit po perdoret per debat dhe ndofta edhe nje krize te re politike/institucionale. Jane raste ndryshimi ministrash apo raste ndryshimi te emertimit te ministrive, – te gjitha sipas praktikes kushtetuese ne fuqi.
Nuk dua te bej arbitrin sepse nuk mund ta bej dhe nuk eshte ne tagrin tim, por praktika si këto, përmes te cilave institucionet qe duhet te zgjidhnin krizat behen progatoniste te krijimit te krizave, dhe ku dukshem mungon komunikimi e vullneti politik per evitimin e cdo keqkuptimi, – jane shenje e sistemit tone te dobet politik dhe e brishtesise se institucioneve tona. Edhe pas 25 vitesh eksperimente!
Gjithesesi le te presim cfare do ndodhe ne oret/ditet ne vijim, – nese dominon arsyeja dhe sensi shteteror apo vullneti per nje krize te re ne listen e krizave te shumta ende te hapura!