Home KRYESORE Greqia është konsekuente kundrejt detyrimeve të saj ndaj Europës

Greqia është konsekuente kundrejt detyrimeve të saj ndaj Europës

Ambasade e Greqisë ne Tirane

Objektivi kryesor i qeverisë greke është krijimi i një boshti të sigurtë bashkëpunimi për stabilitetin dhe paqen ne Mesdhe, i cili do të fillojë nga Izraeli, do vazhdojë në Qipro, në Greqi- dhe përse jo – edhe në veri drejt Bullgarisë dhe në jug drejt Egjiptit dhe Jordanisë.

Objektivat e boshtit të bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen ne Mesdhe, janë, nga njëra anë përballimi i terrorizmit, i fondamentalizmit islamik dhe i forcave që synojnë të destabilizojnë rajonin e Mesdheut Lindor, dhe nga ana tjetër krijimi i kushteve për siguri në rajonin e Lindjes së Mesme ku aktivizohen fondamentalistët islamikë dhe forca të tjera destabilizuese.

Zgjidhja e problemit të refugjatëve ka të bëjë me krijimin e kushteve të sigurisë në rajonet nga nisin prurjet e refugjatëve dhe të emigrantëve, me qëllim që ata të mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të zhvillohen ekonomikisht.

Dy mënyrat kryesore për përballimin e krizës së refugjatëve, janë, nga njëra bllokimi i trafikut të naftës, të narkotikëve dhe të armëve, nga i cili financohen grupet destabilizuese në rajonet prej nga vinë refugjatët, dhe nga ana tjetër Turqia të respektojë rregullat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe të bashkëpunojë, në mënyrë që të bllokohen të gjitha trafiqet e paligjshme nëpërmjet territorit të saj.

Qëllimi i marrëveshjes që u arrit në Samitin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s është që prurjet e refugjatëve të izolohen brënda kufijve turq, si dhe kthimi në Turqi i të gjithë atyre që tentojnë të kalojnë.

Përfundimi i ndërtimit të Hot Spot-eve dhe të Qëndrave të Rivendosjes, ka si qëllim rregjistrimin dhe identifikimin e refugjatëve dhe të emigrantëve, në mënyrë që zhvendosja e tyre drejt Europës dhe drejt vendeve të tyre respektive, të bëhet me shpejtësi dhe në bazë të standarteve europiane dhe ndërkombëtare për sigurinë dhe të drejtat e njeriut.

Të dhëna statistikore mbi prurjet e refugjatëve:

Në vitin 2015:

*Kaluan nga Turqia për në Europë më shumë se një milion refugjatë.
*Që prej Korrikut, Roja Bregdetare Greke dhe Trupa Portuale shpëtuan mbi 100 mijë veta.
*Nga këta, 10 mijë ishin fëmijë të pashoqëruar nga prindër.
*Trupa Portuale dhe Roja Bregdetare Greke arrestuan 413 trafikantë refugjatësh

Që nga 1 Janari 2016, kanë mbërritur në Greqi mbi 35.500 refugjatë .

Ecuria e punimeve në infrastrukturë tek 5 Hot Spot dhe në 3 Qëndra të Rivendosjes, nga 2/2/2016 deri në 15/2/2016 ( 14 ditë) :

greece refuggesOrgani Qëndror Koordinues për Administrimin e Emigracionit në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, bashkëpunon me Ministrinë e Politikës së Emigracionit, me Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve, me Ministrinë e Transportit dhe të Infrastrukturës. Bashkëpunon gjithashtu me Maarten Verwey, Drejtor i Përgjithshëm i entit mbështetës të reformave strukturore në Bashkimin Europian, me Philippe Leclerc –Përfaqësues i UNCHR-së, me Buzëqeshjen e Fëmijës, me Shoqatën Psikiatrike

Greke dhe me OJQ të linçesuara.

Qeveria greke arriti, që brënda një periudhe kohore prej 15 ditësh, të ngrejë 8 qëndra rivendosjeje dhe hot spot në : Skisto, Dhiavata, Selanik, Lesbo, Hio, Samo, Lero dhe Ko, gjysma e të cilave, funksionojnë me pothuaj 100% të kapacitetit të tyre.

Share: