Home KRYESORE Kabllogramet, Withers: Berisha behet mosperfilles kur sfidohet

Kabllogramet, Withers: Berisha behet mosperfilles kur sfidohet

Një kabllogram i shtatorit 2009 i dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë drejt DASH flet mbi një bisedë mes Ambasadorit dhe Berishës, asokohe kryeministër.

Kabllogrami i klasifikuar si material konfidencial që duhej deklasifikuar në 2018, bën pjesë në rjedhjet e Ëikileaks dhe publikohet nga gazeta DITA.

Në kallogram vihet në dukje që Berisha iu bind menjëherë atyre që kërkonte ambasadori, ndërkohë që theksohet se ai “shpesh bëhet mospërfillës gjatë takimeve kur sfidohet”.

Më poshtë, pjesë prej kabllogramit:

Datë 11 shtator 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Klasifikuar si Material konfidencial, deklasifikohet me 09/10/2018

Në takime të ndara gjatë datave 4 dhe 5 shtator, i paqtuari Kryeminstri Berisha dhe i irrituari Presindeti Topi diskutuan me ambasadorin Uidhers për SHISH-in dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Kryeministri Berisha filloi menjëherë të tërhiqej dhe të pranonte sugjerimet e ambasadorit pas parashtrimit të pakënaqësive nga ana e tij në lidhje me ligjin për Prokurorinë dhe reformat në të.

Ambasadori Uidhers, e hapi takimin me Berishën duke e informuar në ratifikimin nga ana e kongresit të dokumentit për zgjerimin e NATO-s. Nga ana tjetër, Berisha e falënderoi pa masë atë për mbështetjen që SHBA-të i ofronin anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe shprehu admirim për “qëndrimin e fortë” të Presidentit Bush në lidhje me çështjen e Gjeorgjisë.

Më pas, ambasadori paraqiti shqetësimet mbi ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme duke i thënë Berishës se ligji jo vetëm që ishte konfuz dhe i paqartë, por ishte hartuar specifikisht në atë formë për të imponuar më shumë kontroll politik në punën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Kjo nuk ishte hera e parë që ambasadori ishte angazhuar direkt me qeverinë shqiptare për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme. Në takimet me ministrin e Drejtësisë ambasadori kishte kundërshtuar fuqishëm dispozita të shumta të këtij drafti. Ministri me siguri duhet t’i ketë raportuar këto vërejtje tek Berisha, të cilat janë bërë faktor që ai të marrë një qëndrim më të pranueshëm në takimet me ambasadorin).

Ambasadori i kërkoi që drafti i plotë t’i jepet për shqyrtim një grupi të posaçëm për një rishikim të plotë. Berisha tha që hartimi i draftit ishte konfuz dhe që ofronte një kopje të plotë të tij menjëherë. Kryeministri siguroi ambasadorin që në përfundim, drafti do të jetë “konform standardeve” ndërkombëtare. Berisha i tha ambasadorit që ai do të shtynte parlamentin që të hiqte imunitetin për të gjithë zyrtarët dhe jo vetëm për Prokuroren e Përgjithshme.

Berisha pranoi sugjerimin e ambasadorit për të hequr një pikë të draftit që parashikonte vendosjen e një përfaqësuesi të përhershëm të Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin e Prokurorisë. (Grupi i kontrollit beson se prania e këtij përfaqësuesi do të rriste kontrollin e qeverisë në këshill). Berisha gjithashtu hoqi dorë nga propozimi për të hequr të drejtën e përfaqësuesit të Presidencës në Këshill.

Ambasadori e zhvendosi temën e diskutimit mbi reformën në SHISH duke i thënë Berishës se ai ishte “shumë i shqetësuar” nga drafti që ambasada kishte parë, i cili në pamje të parë dukej se i jepte Kryeministrit një kontroll të madh. Berisha filloi të tërhiqej menjëherë duke i thënë ambasadorit se ai nuk ishte në dijeni të një drafti të tillë dhe tha se e vetmja gjë që kishte kërkuar ishte krijimi i një zyre të vogël nën varësinë e Kryeministrit për analizuar kërcënime të tilla siç janë ato nga katastrofat natyrore, të cilat nuk mbulohen nga SHISH.

Berisha ka qasje të reja pajtuese, të cilat reflektojnë një ndryshim në taktikë dhe pak ndryshime në strategjinë e përgjithshme. Pas përplasjeve të përsëritura me ambasadën mbi ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SHISH-in, Berisha duket i dorëzuar, të paktën për tani. Mbetet për t’u parë sa do ta mbajë fjalën, por ishte e thënë që Berisha, i cili shpesh bëhet mospërfillës gjatë takimeve kur sfidohet, u bind menjëherë gjatë takimit më ambasadorin./Dita.Al

Share: