Home KRYESORE Kabllogramet, Withers: Mero Baze mori 500 mijë euro nga Beso i Tajvanit

Kabllogramet, Withers: Mero Baze mori 500 mijë euro nga Beso i Tajvanit

Në kabllogramën e dërguar në kohën kur John Withers ishte ambasadori i SHBA në Tiranë, ai shkruan se Mero Baze, shumë i afërt me kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha, është prishur me të për shkak se kryeministri i ka djegur në dorë letrat e Taiwanit. Sipas këtij raporti të Withers , Mero kishte marrë gjysmë milioni euro nga pronari i kësaj qendre për t’i nxjerrë liçencën e kazinosë.

Në të thuhet se “Tema”, botuesi i të cilit, Mero Baze në fillim ishte njeri shumë pranë  Kryeministrit Sali Berisha, kaloi një periudhë të vështirë kur qeveria ndërpreu marrëdhëniet me “Temën” që nga dhjetori 2008 dhe e nxori nga zyrat e saj me pretekstin se aty do të vendosej selia e prodhimit të kartave biometrike.

(Këtu më pas ambasadori shpjegon se kjo çështje u bë e madhe edhe në arenën ndërkombëtare dhe u shënua gjithashtu si minus në raportin e Human Right si shkelje e lirisë së medias. Por më tej ai shpjegon:)

“Sipas burimeve të shumta – vazhdon infomacioni i Withers – thyerja me Meron ndodhi  kur Berisha prishi marrëveshjen që Baze kishte negociuar për  interesat e biznesit të pronarit pasanik të Qendrës Taiwan. Burime të shumta thonë e Baze kishte marrë 500 000 euro për të siguruar licencën e kazinosë por në çast të fundit s’ia kishte dalë. Pronari i Taiwanit , -* thekson ambasadori i SHBA – Besnik Sula, me letrat që ka në Ministrinë e Financave rezulton  sikur gjoja është pronar i Temës”.

Jo se nuk dihej në Shqipëri, por e thënë nga përfaqësuesi më i lartë zyrtar i SHBA në Shqipëri, tashmë konflikti i Meros me Berishën e ka vulën: Është prishur se i ka hequr kafshatën nga goja! Nuk janë pak vëlla: gjysmë milioni euro që i ikën tak – fak Meros që , edhe sipas kabllogramit, duke abuzuar me afërsinë me kryeministrin, kishte nisur të bënte sekserin për të nxjerrë liçenca biznesesh të majme. /Civitas.al

Share: