Nga Artan Fuga
Kush? Ne mikpritësa?
Pickomëniiiii se mos jam në ëndërr!
Shifeni more mirë veten!
Uuuu pika ne!!! Ashtu na duket e i kemi mbush mendjen vetes nga përrallat që i tregojmë vetvetes që kur ishim bebe.
Na ishte njëherë një babë që kishte tre djem…
Ne rrjepim njeri tjetrin, jo më të huajt e varfër dhe të dobët që kalojnë poshtë ballkonit tonë e që i pështyjmë në kokë thjesht për zbavitje.
Provoni t’i hapni derën një lypësi dhe duroni të qendrojë në korridorin e kotecit tuaj vetëm një natë…
Provoni të përmbyteni, dhe shikoni sesa ata që janë në të thatë e nuk u janë lagur mbathjet akoma do t’u sjellin dele, djath, qumësht…
lesh sh sh sh !
Farë kosi!
Të fortit që kalon nga lagja jonë, qoftë alien-ufo, qoftë i huaj, qoftë kinez, turk, rus, pra dora jonë, i përulemi dhe i ofrojmë cigare, birra e çfarë të kemi në xhepa.
Po edhe atij me hilé po hë, i themi na jep ndonjë mendim si ta kemi drejtësinë, por sa për t’u tall me te e per te fituar kohe, sepse ne duam të vjedhim, zhvasim, piratojmë.
Drejtësi ne?
U pikaaaaaa ! Pickomëniiiii!
Ne jemi ose vjedhës ose të vjedhur.