Nga Bojana Fatkoja
Atëherë kur shqiptarët të kuptojnë që apatia është sëmundja e cila ka prodhuar kaq shumë pasoja mjerane për vendin tonë, do fillojnë të respektojnë vetveten dhe ti imponohen politikanëve që ti përfshijnë qytetarët në vendim marrje. Moskokçarës e frikacakë, anjëherë skemi reaguar ndaj asnjë padrejtësie. Duke parë dobësinë tonë, klasa politike jo vetëm që nuk na ka përfshirë në vendim marrje, por është sjellë në mënyrë të përdhunshme aq herë sa pak qytetarë të ndërgjegjsuar të këtij vendi kanë ngritur zërin.
Çështja e parkut nuk ka ngjyra politike. Dhe ata që mbrojnë tezën që parku duhet të ndërtohet si mundësi për tu argëtuar fëmijët, besoj e kuptojnë që kauza e kalon këtë çështje. Kauza është kundra shpërfilljes tonë në vendimarrje. Ato zëra intelektualë që goditen nga shteti që duhet ti mbrojë, janë të zhveshur nga politika.
Siç janë ngritur për parkun uroj të ngrihen për çmimin e dritave e të naftës dhe për çdo lloj padrejtësie. Uroj që të jenë dhe më të ashpër kundrejt çdo qeverie që nuk mban premtimet dhe kundrejt çdo politikani që tallet me këtë popull.
Unë mbështes çdo lloj forme reagimi popullor, ku shkelen të drejtat e qytetarëve e nuk mbahen premtimet nga qeveritarët (çfarëdo ngjyre paçin).
Një sygjerim kam për forcat politike që i dalin në krah shoqërisë civile në kauza të drejta. Mbështeteni shoqërinë civile dhe qytetarët e thjeshtë. Kjo është detyra e çdo opozite. Po aman mos na nxirrni në sheshe ato ish ministra e ish funksionarë hajdutë që nderojnë opozitën kur rrinë larg saj.
Kuptoni që njerëzit nuk janë më “dele”. Ato janë të ndërgjegjshëm e reagojnë, sepse opozuta e sotme është pushteti i të nesërmes. Prandaj mos na fikni atë pak shpresë që na ka mbetur…