Home KRYESORE Mobilizim i rezervisteve-vendim shumë i rëndësishëm në se do gjejë zbatim.

Mobilizim i rezervisteve-vendim shumë i rëndësishëm në se do gjejë zbatim.

Nga Gani Elezi

Ne nje nga te perditeshmet tona,gazeta ‘’Dita’’,dt 11.shkurt, lexova se qeveria shqiptare ka miratuar planin e moblizimit te pergjitheshem ose te pjeseshem te burimeve njerezore dhe materiale te vendit per perballimin e situatave jashtezakoneshme. Ne njoftimet e shtypit thuhet ‘’Plani i mobilizimit…’’. Nuk besoj te jete nje plan i mirefillte.Tjeter gje eshte plani,tjeter te parashikosh masa per te perballuar situata te jashtezakoneshme. Gjithsesi eshte nje vendim per tu pershendetur. Sa duket,qeveria ka reflektuar lidhur me problemet e mbrojtjes se vendit. Ajo pranon se situatat e jashtezakoneshme, rreziqet qe mund te cenojne rendin, sigurine e jetes te qytetareve,veçanerisht integritetin territorial te vendit nuk mund te perballohen vetem me kapacitetet qe ofrojne Forcat e Armatosura, aktive. Nevojiten edhe kapacitete rezerve, njerezore e materiale, qe disponon vendi. Ky eshte nje ndryshim i madh ne te konceptuarit dhe vleresuarit e çeshtjeve te sigurise e te mbrojtjes.

Ne vendimin e qeverise thuhet se- ne baze te ligjit nr. 9047,dt.10.7.2003, ndryshuar ne vitin 2006 dhe 2008, mobilizimi ushtarak eshte detyrim ligjor i shtetasave te RSH; -mobilizimi do te kryhet ne baze te situatave te veçanta dhe nevojave te Forcave te Armatosura, dhe se-forcat rezerve qe thirren per te perballuar situata te jashtezakoneshme ne vend, apo misione ne mbeshtejte te paqes jashte vendit, jane pjese e Forcave te Armatosura shqiptare. Per realizimin e ketij vendimi qeveria ka percaktuar disa masa praktike. Sipas ketij vendimi -Ministria e mbrojtjes, nepermjet qendrave te personel – rekrutimit, harton listat e personelit rezerve qe do te thirret. Keto lista behen ne baze te nevojave te Forcave te Armatosura si dhe ne baze te organizimit te njesive administrative te pushtetit vendor. Listat hartohen brenda muajit janar te çdo viti, ne Shtabin e Pergjitheshem,nga qendra e personel-rekrutimit dhe perditesohen vazhdimisht. Madje,kerkohet qe rezervistet te lene shenime per adresen dhe levizjet e tyre. Ministria e mbrojtjes, ne situate te jashtezakoneshme, veç se mobilizon rezerviste, kontrakton, merr me qera, nga te trete, mjete xhenjere, transporti, llogjistike qe nuk i disponon vete.

Duke konsideruar rreziqet qe mund te na vijne nga terrorizmi, nga konfliktet civile por edhe nga konfliktet e mundeshme mes shteteve dhe kapacitetet e kufizuara te Forcave tona te Armatosura,per ti perballuar ato, vendimi per mobilizim te pergjitheshem te popullates se afte per lufte dhe rezervave teknike e materiale eshte nje garanci e madhe per sigurine dhe mbrojtjen e vendit tone. Por kjo garanci do te jete vetem ne se ky vendim realizohet me pergjegjesi politike dhe profesionalizem te larte ushtarak. Ne se mbetet vendim ne leter, apo ne se eshte sa per te zbatuar kuadrin tone ‘’ligjor’’ nuk ka asnje vlere. Veshtiresite jane te shumta.E para ka te beje me vleresimin e problemit nga masa e madhe e qytetareve.

Pas kaq vitesh propagande kunder ‘’zborit’’ dhe masave per mbrojtjen e vendit,i cili ‘’nuk rrezikohej nga askush’’, eshte e veshtire qe mbrojtja e atdheut te rivihet ne qender te interesit te çdo qytetari. Qe diten e miratimit te ketij vendimi ne gazeta,ne rrjete sociale,ne diskutime tavolinash,etj, u dha ‘’alarmi’’, po na kthehet zbori ushtarak. Per rikthimin e ketij vleresimi duhet te investohen gjithe institucionet e shtetit, jo vetem ministria e mbrojtjes,shoqeria civile,shkolla dhe komuniteti qytetar. Problem tjeter eshte ndryshimi i madh demografik ne keto vite.

Ka zona,qytete me nje perqendrim shume te madh te popullates,mbi nevojat e mobilizimit,ndersa ka zona,fatkeqesisht, ne drejtimet dhe prane objekteve me rendesi strategjike,te cilat mund te jene objektiva te pare te kundershtareve tane, qe nuk kane thuasje fare kontigjente mobilzimi. Pra kerkohet qe mobilizimi i rezervisteve,listat e tyre dhe i mjeteve tekinike te kushtezohet nga situata demografike e sidomos nga rendesia e objekteve dhe drejtimeve qe mund te kercenohen nga nje veprim ushtarak apo terrorist. Veç sa siper, kerkohet qe, ne baze te njesive vendore,si percaktohet edhe ne vendimin e qeverise, te krijiohet infrastruktura e mobilizimit dhe e komandimit.

ushtria e armatosurPra duhet te kemi qendra te mobilizimit, paisjes, pergatitjes dhe komandimit te rezervisteve. Mbase duhet shkuar drejt komandave/zyrave te mbrojtjes te vendit qe korespondojne me njesite administrative te pushtetit vendor. Komandat e vendit kane histori suksesi dhe pervoje te gjate luftarake ne vendin tone.Mobilizimi i pergjitheshem nuk eshte loje fjalesh. Si ish ushtarak vendimin per mobilizimin e popullsise ne situate luftarake e shikoj si mase te domosdoshme dhe e pershendes. Por ne se vjen nje situate qe e kerkon nje veprim te tille veshtiresite, per ta organizuar dhe menaxhuar kete potencial luftarak, jane shume te medha. Prandaj kerkohet seriozitet ne çfare vendoset.Zbatimi i ketij vendimi eshte nje test i veshtire edhe per Ministrine e Mbrojtjes dhe per Shtabin e Pergjitheshem te Forcave tona te Armatosura.Uroj tia dalin me sukses.

Share: