Ish-drejtori i spitalit të Sanatoriumit “Shefqet Ndroqi”, Rezart Oketa, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për një tender për blerjen e aparaturave mjekësore.
Sipas gjasave personi ne fjale do dale ligjerisht i paster. Ndoshta ky veprim eshte e do te jete i drejte ligjerisht, por moralisht nuk kuptohet si nje individ kaq i zoti punonte edhe drejtor ne nje institucion publik me hallexhinj te vertete! Zoteria dhe bashkeshortja e tij paguhen me shifra marramendese per keshillim dhe konsulence nga kompani te huaja…!
Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka referuar në njësinë Task-Forcë disa transferta bankare të ish-drejtorit, ndërsa me urdhër të Prokurorisë këto llogari janë sekuestruar.
Gazeta “Shqip” shkruan se, Oketa kundërshtoi këtë vendim të Prokurorisë dhe i kërkoi Gjykatës, që t’i zhbllokonte pasuritë. Por përmes një urdhri, Gjykata e Tiranës vendosi zhbllokimin e pasurive të tij, pasi Rezart Oketa, i paraqiti gjyqtarit kontrata dhe fatura pune me dy firma të huaja, që vërtetonin se ai përfitonte 1800 euro në ditë, kurse bashkëshortja e tij është paguar 150 mijë euro gjatë një viti.
Gazeta Mapo shkruan se Ish-drejtori i Spitalit të Sanatoriumit, gjatë viteve 2010-2015 ka kryer transaksione, transferta e tërheqje me vlerë që llogaritet rreth 100 mijë euro.
Më 15 gusht 2009, Rezart Oketa ka nënshkruar aktmarrëveshje me një shoqëri të huaj, duke e emëruar atë këshilltar për 18 muaj me një pagë ditore 1800 euro në ditë.
Oketa dhe bashkëshortja e tij Milda Naushi, kanë lidhur kontratë me një tjetër firmë të huaj për të kryer shërbime konsulence, me një pagë ditore 1500 euro në ditë.
Sipas faturave të këtyre punëve, Gjykata vendosi që pasuritë e sekuestruara janë të ligjshme dhe duhet të zhbllokohen.