Nga Klodian Tomorri.
Je suis Paris, Rome, Athine, Londer, por edhe Ankara, Teheran Damasc. Je suis cdo i pafajshem qe vritet pavaresisht fese, rraces, gjinise apo kombesise se tij.
Eshte e neveritshme se si Europa dhe qyteterimi perendimor ka filluar te flase me dy gjuhe perballe terrorizmit. Gjuhen e solidarizimit kur viktimat jane qytetare perendimor dhe gjysme-gjuhen e shperfilljes kur ata qe vdesin i perkasin nje tjeter feje.
Europa u be e madhe prej kesaj. Qyteterimi perendimor avancoi sepse u ngrit mbi kolonen e solidaritetit, bashkejeteses dhe te drejtave te barabarta. Por ata qe dikur i dhane fund segregacionit, sot po i japin jete serish atij.
Te pakten Europa duhet ta kishte mesuar mire se teoria e rracave superiore con gjithmone ne tragjedi boterore. Me qe ra fjala. Hitleri nuk ishte as turk, as sirian e as mysliman…