Nga Kastriot Dervishi
Në qytetin e Beratit më zuri syri shumë simbole komuniste si yje të kuq, buste, përmendore, etj, të gjitha të rregulluara e mirëmbajtura. Ndër të tjera, në qendër vura re një bust kushtuar një “heroi populli”, Hajdar Tafës, të cilit nuk i ishte shënuar as datë lindjeje e as datë vdekjeje.
Për çfarë shërben ky bust? Kapteri Hajdar Tafa ka qenë efektiv i Brigadës së Sigurimit të Shtetit. Ishte dërguar në zonën e Mirditës për të vrarë antikomunistët e kësaj treve. Këta antikomunistë në atë kohë, i bënin qëndresë regjimit komunist si dhe aspironin për një regjim siç e kemi sot.
Hajdar Tafa është vrarë në vitin 1950 në Fan të Mirditës. Hajdar Tafa është vrarë me bombën e vet dhe nuk e vrau kush. Pasi në mënyrë diletante harxhoi për të vrarë, të gjithë fishekët që kishte, i shpërtheu bomba që kishte me vete.
Për nevojat e regjimit u shpall “hero i popullit”. Në albumet e Sigurimit të Shtetit ishte gjithnjë i pranishëm me foton e tij. Mirë atëherë, por sot për çfarë i duhet Beratit ky bust? Çfarë tregon, Sigurimin e mirë apo regjimin komunist të paharruar?