Home KRYESORE Per 21 marsin, diten e poezise:

Per 21 marsin, diten e poezise:

Nga Rudina Cupi

Dashuria është klimë, miku im.
Kur ne jemi ngrohtë
ajo del si avull prej gojës
dhe bëhet atmosferë
…e kushdo rreth nesh
ka bulëza nga gëzimi ynë
në mushkëri,
ja, merr frymë, e ndien?

Por këtë nuk mund ta them në poezi,
se tani…
vetëm poetët e vegjël, naivët
flasin për frymën, për dashurinë;
poetët e mëdhenj, modernë,
merren me gjëra që kanë fuqi…
me mendimin, ironinë.
(…)
Dashuria është klimë, miku im,
e nxehja globale është asfiksi…
Beso te shpresa, si te pika e ujit,
se bota është krijuar prej bashkimit
eja, miku im,
të këmbejmë frymë e fjalë
të shpëtojmë planetin, dashurinë.

Shkeputur nga libri “Te gjitha te drejtat jane te rezervuara” (Rudi Cupi)

Share: