Nga Kastriot Frasheri
Ne studion e nje televizioni, aty ku nje kryemjeshtër mediatik ben spektakle te neveritshme pothuajse te pernateshme, ndodhi te ishte perballe z. Veliaj, kreu i Bashkise se Tiranes edhe ambjentalisti i njohur, mbrojtesi i dhjetera kauzave ne mbrojtje te hapesirave publike, mjedisit, ujit, mbetjeve urbane, planeve urbane mbi te cilin eshte zhvilluar kryeqyteti.
Nje beteje kjo aspak te barabarte persa i perket hapesires televizive te dhene nga drejtuesi i debatit, i cili u dominua totalisht nga kryetari i Bashkise, i cili me kostumin e pushtetarit, perdori te gjithe arsenalin e fyerjeve, shpifjeve dhe denigrimit te nje qytetari, i cili nuk pajtohet me vizionin e tij klientelist, dhe per me teper ndaj nje aktivisti qe per shume vjet ka mbrojtur publikisht interesat dhe hapesirat publike qe fatkeqesisht kane qene burim i sigurte pasurimi per te gjithe qeveritaret e ketyre 15 viteve te fundit.
Z. Sazan Guri, nuk eshte dhe nuk ka qene kurre ndonjehere mbajtes i ndonje portofoli te pushtetit, por nje ekspert dhe aktivist i njohur i shoqerise Civile, fati i keq i te cilit ishte qe shkoi i vetem ne lufte, ne nje studio televizive mbushur me zhurmetaret e tyre, ku projektohen pazaret mbi ndertesat e reja qe do te ngrihen, mes ndonje lulishteje apo hapesire qe ka mbetur pa zene.
Nuk e kuptojme perse sot, disa segmente te caktuara te medias behen zedhenes te shpifjeve dhe fyerjeve te nje njeriu te njohur me kohe per perdorim eficent mediatik, duke kryqezuar ne menyren me te shemtuar nje njeri, nje qytetar te lire dhe jo nje pushtetar kunder projekteve te kryetarit te bashkise te cilat jane te dyshimta dhe, kerkojne t’i imponohen qytarareve permes interesat te miqve apo padrinove te tij?!
Zoti Guri eshte shantazhuar hapur nga kryebashkiaku i Tiranes, madje atij i eshte ofruar haptazi edhe pagese ne kembim te heshtjes ndaj projekteve te diskutueshme te tij, por cuditerisht ne vend te reagohej ndaj ketij skandali, mediatiket e ketij vendi heshtin, a thua se karrigia e zyres se Erion Velise dhe gjithe pasuria e ketij qyteti eshte prone e babait re tij dhe qe me to mund te beje cfare te doje?!
Ky akt i paprecedent, i cili lincon padrejtesisht nje aktivist te shoqerise civile do te mbetet nje njolle e zeze ne analet e kesaj mejhane mediatike qe fatkeqesisht eshte bere pjese e jetes tone!