Nga Kimete Berisha
Çka po na intereson neve a ja ka dhënë dorën a s’ja ka dhënë dorën Ramushi-Presidentit t’ardhshëm!
Në daç le t’ja shtrien dorën, në daç le t’ja lë dorën n’ajër, si këta muxhahedinët, Ramushi më ‘burrë’ se që është, nuk bëhet!
Çka po jemi ngusht ne për kapricio të këtyre daive milionera, që lazdrohen se s’ju mungon asgjë mbi këtë tokë, e kishe po bëjmë ‘filma’ në varrezat e Jasharve, e po shtyhemi kush është më dikushi se tjetri, e kush po ja ‘ftof’ tjetrit i pari.
Bash në varreza të bjen në mend që asgjë s’është e përjetshme, të bjen në mend se varri e barazon të madhin me t’voglin, të bjen në mend se ka ardhur koha të bëhesh njeri i tokës, njeri i mirë.
Hajt se s’jeni më interesant, as kush hesap nuk ju bën, që me thënë po ju merr dikush për model të mirësjelljes dhe qytetarisë-jo.
Kanë lul’u pemët, ka çel behari, dielli po nxen, pranverë e hershme, pa pare e pa punë, ne kemi derte tjera, zotrinj.
Qysh m’i ba do pare m’i ble një palë ‘patika’ t’reja, qysh me organizu një fundjavë me shoqni e me familje në bjeshkë, qysh m’u afru kah fundi i majit deri në Ulqin apo në Durrës.
Lërini ju pallavrat, se ju njohim.
Le t’na tregojnë ku me gjet naj punë, ku me çel naj biznes, qysh me shpëtu nga ‘dugojgjitë’ që i trajtojnë punëtorët si skllav, të na tregojnë qysh me shpëtu prej hajnave të KEK-ut, që na vjedhin plus na detyrojnë me pagu rrymën edhe të krejt serbëve të veriut.
Neve na intereson qysh m’i mbledh paret m’i ly muret e shtëpisë, me mbjell naj gjyl në saksi dhe do lule sabahi në oborr;
neve na intereson me pas ujë sa herë duam të lahemi;
na ka rrok’ gajle qysh me gjet dashninë, qysh m’e ua lidh kryet do problemeve t’vjetra, nuk na e ndien neve a flasin a janë prish’ mes vete ish-komandantat me kravata.