Home KRYESORE Sulm i poshter politik ndaj jetes private te deputetes Ermira Mehmeti

Sulm i poshter politik ndaj jetes private te deputetes Ermira Mehmeti

Nga Artur Nura

Mediat ne internet dhe shqiptaret me mangesi te theksuar intelektuale dhe seksuale po kenaqin veten dhe me shume maqedonasit kundershtare, me nje moment krejt private te deputetes shqiptare te Maqedonise, znj. Ermira Mehmeti.

Sigurisht te gjithe keta varfanjake shpirterore dhe me mangesi te theksuar.ntelektuale, ketej dhe andej kufirit, nuk menduan asnje moment se zonja ne fjale ishte ne nje moment krejt privat, po keshtu edhe z. Musa Xhaferri!

Shume prej tyre mund te kene momente te ngjashme me te saj, te tyre, por u turren te qeshin e te shajne krejt pa te drejte zonjen ne fjale dhe duke “harruar” burrin e pergjuar po ne moment privat. Per ta vetem gruaja ne nje moment te tille eshte fajtorja e vertete!

Ata harruan se tek pergjimet e kryera nga pushteti abuzues i Nikola Gruevskit ne Maqedoni, rrine te mbyllura per interesa pushteti abuzues shume ceshtje te cilat kane penalizuar shumicen e shqiptareve dhe, u kenaqen duke degjuar dhe lexuar nje dialog krejt private te dy personave politik dhe publik dhe qe nuk kishte lidhje me korrupsionin marramendes qe ka Maqedonia.

Shume prej tyre, te cilet bukurine femerore te zonjes ne fjale e kane enderruar thelle endrrave te tyre me te guximshme, ndoshta edhe jane masturbuar me dialogun e publikuar, dhe si dhelpra e cila kur nuk e kapi dot rushin e quajti te papjekur, ata jane sigurisht duke e pergojuar zonjen ne kafet e fshatit dhe duke qeshur me njeri tjetrin dhe duke pire raki!

Askush prej ketij korri gjynafqar nuk reagoi dhe, ne asnje moment nuk pyeti perse erdhen ne publik tani keto pergjime kur te tjerat mbahen fshehur edhe pse fshehin sekrete te renda pushteti abuzues dhe korruptiv ne maksimumin e mundshem!?

Askush prej ketij korri kakarites nuk mendoi vetem nje cast se ky akt i poshter i pergjimit dhe publikimit eshte nje mekanizem i poshter dhe abuzues ndaj lirise dhe privatesise se shejte te individit dhe ne te njejten kohe nje.mekanizem paralajmerues per jeten dhe lirine e te gjithe qytetareve qe tashme historite e tyre do i fshehim kater pashe nen dhe.

Te gjoret ndersa qeshin e zgerdhihen me fukarallekun e tyre te tmershem, nuk mendojne aspak se perfaqesuesit e tyre politik nga sot do ta kene zerin me te ulet per te kerkuar me shume te drejta per shqiptarine, sepse ata/ato edhe pse bertasin me te madhe per moral, kane qene shume vulnerabel ne telefonin e tyre personal!

Ata/ato, politikanet shqiptare tashme e dine qe nese flasin, mund ti publikohen biseda te ngjashme, apo pazare te renda korrupsioni qe kane bere neper telefonat e tyre.

Keshtu pra vazhdoni e zgerdhihuni e mbani dhembet e papaster jashte sepse keshtu tregoni thjesht varferine tuaj intelektuale dhe shpirterore!

FB_IMG_1459275068018Per ty zonja Mehmeti, personalisht dua ta them publikisht se pa patur asnje te drejte te nderhyj ne jeten tende personale, mbaj dhe ruaj respektin maksimal per dimensionin tuaj publik dhe politik. Qendroni e forte e mos u dorezoni ndaj ketyre mekanizmave te turpshem zonje e nderuar.

Share: