Nga Gazmend Aga
Cdo akt terrori na tregon se sa larg njerezores po shkon njerezimi. Megjithate, njerezit e besimit duhet te jene pararoje e frymezimit paqesor e rikthimit ne vlerat njerezore; vlera te cilat na i kane zili dhe engjejt. Te lutemi e te shpresojme se bashku;
“Ejani atëherë, në këto ditë ku udhët tona janë të ndara, t’i vëmë veshin thirrjeve universale hyjnore që jehon nga zëri i Junus Emreve dhe Mevlanave dhe të themi “dashuri” dhe “vëllazëri”!
Ejani, t’ia tregojmë edhe njëherë botës me ngjyrën dhe dizenjon e saj veçantinë e të qenit njeri!
Ejani, të themi edhe njëherë me gjithë sinqeritetin tonë dashuri dhe dialog në këto ditë ku urrejtjet, mëritë, inatet dhe mllefet kanë nxirë faqen e botës. Ejani, ta zgjerojmë shpirtin sipas gjerësisë së mëshirës hyjnore dhe t’ia hapim zemrën çdokujt!
Ejani, të heqim dorë së shikuari vetët tona si pika uji të destinuara për t’u tharë e për t’u zhdukur e të përzihemi me përrenjtë e të vrapojmë drejt së qenit oqean!
Përderisa të gjithë jemi njerëz, do të thotë se në genet tona ekzistojnë genet e Ademit dhe në thelb kemi shpirtin e të Vërtetave Muhamedane; atëherë ejani, t’i ngremë krye të gjitha cytjeve djallëzore dhe të bërtasim me aq fuqi sa të tronditim botën se jemi mëkëmbësit e faqes së tokës, se jemi të denjë për të arritur majat e qiellit dhe t’ia bëjmë të ditur edhe njëherë engjëjve veçantinë e të qenit njeri! Ejani, t’i shndërrojmë udhët ku ecim në një rrugënajë dhe t’i drejtohemi Zotit duar e zemërbashkuar..”